Aktualitet 7 Qershor 2018, 11:13

Ambasadorja shqiptare në tryezë me Donald Trump, tregon detaje nga bashkëbisedimi

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtruar mbrëmjen e kaluar Iftar, në një pritje në Shtëpinë e Bardhë, në të cilë ka qenë edhe ambasadorja e Shqipërisë, Floreta Luli-Faber.

“Sonte pata kënaqësinë e veçantë që të isha e ftuar në Darkën e Iftarit të shtruar nga Presidenti Trump, në Dhomën e Darkave Shtetërore të Shtëpisë së Bardhë. Pata nderin dhe privilegjin e madh që të isha pjesë e tavolinës së tij, së bashku me kolegët ambasadorë nga Jordania, Indonezia, Arabia Saudite, Bangladeshi.

Prania e Presidentit, diskutimet tepër interesante, dhe interesi i tij për secilin nga vendet tona, janë një tregues i lidhjeve dhe marrëdhënieve të forta mes popujve tanë. Shqipëria sonte ishte e nderuar të kishtë praninë dhe mundësinë e prezantimit të saj në atë tavolinë.

Theksova se populli shqiptar është tepër mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë mbështetur në çdo hap transformimet rrenjesore të vendit tonë në këto tre dekada të zhvillimeve demokratike. Momentet historik të anëtarësimit të vendit në NATO, të marrjes së ftesës për vend kandidat në Bashkimin Evropian, apo reformat si ajo e drejtësisë, kanë në themel mbështetjen e SHBA-ve.

Pata mundësi gjithashtu të theksoj se vëmëndja amerikane ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë është një faktor paqeje dhe stabiliteti. Po ndaj dhe disa foto që shprehin larminë e kësaj darke, ku mori pjesë dhe zv.presidenti Pence, një numër anëtarësh të Kabinetit dhe rreth 40 ambasadorë”, shkruan në Facebook ambasadorja Floreta Faber.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

 

Aktualitet