Politike22 Maj 2022, 10:43

Ambasadorja Yuri Kim “kapet mat” në kafe me ministra dhe deputetë të PS

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorja Yuri Kim “kapet mat” në kafe me ministra dhe

Deputetët e Partisë Socialiste e ministrat shpesh e kanë treguar se përveç angazhimeve politike, janë miq. Ata janë fotografuar shpesh nga mediat në kafe me njëri tjetrin, apo edhe dreka e darka.

Por këtë herë ata nuk janë vetëm.

Bashkë me ta këtë herë është parë edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Mimi Kodheli, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Blendi Klosi, Elisa Spiropali, janë disa nga emrat që kanë qëndruar për një kafe me Kim.

Nuk dihet nëse ky takim miqësor larg axhendës politike ka pasur natyrë miqësore apo ambasadorja ka gjetur mundësinë të ndajë edhe njëherë këshillat e saj si diplomatja më e rëndësishme në vendin tonë.

Kim është akuzuar nga analistët shumë herë se mbështet qeverinë Rama.

Politike #YuriKim #PS #Ministrat