Politike15 Gusht 2022, 17:40

Ambicia për kryetar bashkie/ Kryemadhi i jep mbështetje Metës: Tirana kryeqytet i korrupsionit, duhet një drejtues që i mban premtimet

Shkruar nga Pamfleti
Ambicia për kryetar bashkie/ Kryemadhi i jep mbështetje Metës:

Ilir Meta duket se e ka marrë seriozisht çështjen e kandidimit për Bashkinë e Tiranës. Është përfolur prej muajsh se ai do të tentojë të largojë Veliajn në Zgjedhjet e 2023 dhe çdo ditë e më shumë shtohen sinjalet se Meta e lakmon këtë post, duke qenë se tani ka mbetur pa asnjë rol.

Javët e fundit ai po e sulmon fort Veliajn, ndërsa në krah i ka dalë sot edhe Monika Kryemadhi. Kjo e fundit e ka treguar hapur dëshirën e Metës, pasi shprehet se duhet një kryetar bashkie që i mban premtimet

“Vetëm “avokat i inceneratorëve” Erion Veliaj që firmos, kujdeset e merakoset vetëm për koncesionet dhe kullat e oligarkëve, mund ta kthente Tiranën nga kryeqyteti, që gumëzhinte nga energjia e brezit të ri, në kryeqytetin e korrupsionit, që zbrazet përditë, duke i lënë trashëgimi vetëm betonin e pastrimit të parave të pista.

Ndaj në të ardhmen e afërt, është jetike të zgjedhim drejtues që i kthejnë fjalët në vepra, jo gënjeshtar pa fytyrë që e thyejnë besimin dhënë nga votuesit”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

Politike #Bahski Kryemadhi Meta Veliaj