Editorial 4 Janar 2023, 11:22

Amerika ç’kodon mafien, slogani i 2023: hajdutët në burg!

Shkruar nga Pamfleti

Amerika ç’kodon mafien, slogani i 2023: hajdutët në burg!

Pse Amerika po e përdor forcën publikisht?

Shkruan Sokol Pepushaj

Nuk më paqe mes Edi Ramës dhe Yuri Kim. Babloku i shtyp “butonin” e kuq, i kujton fundin, diplomatja e injoron, shtyn “kufirin” e kohës me “forcë” drejt “stinës” së drejtësisë.

Pse Amerika po e përdor forcën publikisht?

Sepse pesha e pushtetit, ka shtypur deri në shëmti sistemin.

Babloku dhe tre Klanet e tjera janë pasuruar aq shumë, sa “bota” ju ngjan më e vogël se poltronët e sarajeve të veta.

Vetë hajdutët zhgërryhen si derra përmbi moçale.

Moçale plot skandale ka gjithandej, sa slogani “Fajin e ka Saliu”, nuk ngjit as në FB, as në televizion, as në “qitapet” ku paguhen me taksat tona patronazhistët e propagandës së krimit e korrupsionit.

Paratë vota, votat, pushteti prapë nga e para, paratë vota.

Ky është kodi i mafies.

Një rreth i mbyllur ku askush nuk ja ndalon “vrapin” Bablokut, askush nuk e parakalon dot, pasi është më i shkathëti hajdut dhe antiamerikan. Është punuar prej 32 viteve për këtë “ngarkesë” që ka kërrusur kurrizin e besimit.

Më të pasurit janë më të çmendurit, më të pushtetshmit vlerësohen në nivelin e inteligjencës së psikopatëve, më të varfrit e shijojnë varësinë më shumë se pavarësinë.

Të gjithë pa tru, të gjithë pa fre.

Askujt nuk i ngjit fjala, nuk i pëlqehet puna, nuk i funksionon ‘hard disku’ ku ruhen pasuritë e individit dhe shoqërisë. 

Zyrtarëve u ka dalë nga kontrolli vetvetja…

Nuk mbushin. As marrin as japin, prandaj ambasadorja Yuri Kim e largoi “forcërisht” kufirin e mandatit, rriti performancën e drejtësisë dhe ju nxiu “ekranin” këtyre që edhe truri iu funksionon vetëm përballë dollarit.

Sistemi është infektuar shumë e pak kush beson në një “formatim” të suksesshëm.

Formatimi i sistemit, detyron ruajtjen e dosjeve, përcakton imazhin e ekranit me Yuri Kim, Burgun e Reçit dhe diçiturën: Amerika ç’kodon mafien, slogani i 2023, hajdutët në burg!/Pamfleti

Editorial #Amerika ç’kodon mafien #hajdutët në burg #slogani i 2023