alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Amerika, Urdhër Ekzekutiv për arrestimet ‘VIP’

06/08/2022, 12:28
ne Editorial, Kryesore
A A
Amerika, Urdhër Ekzekutiv për arrestimet 'VIP'

Amerika, Urdhër Ekzekutiv për arrestimet 'VIP'

Hajdutët, nga i shkurtri tek i gjati, janë në “oborr” të burgut.

Shkruan Sokol Pepushaj


-Lexo edhe:

Një ditë do vinte, por brenga është e madhe…

“Bild”: Gjermania drejt destabilizimit, priten protesta masive për shkak të krizës energjitike

Hajdutët, nga i shkurtri tek i gjati, janë në “oborr” të burgut. Vendimi Ekzekutiv i Presidentit Joe Biden për ndëshkim të krimit në Ballkan, vendos drejtësinë e munguar.

Politika e pushteti, opozita e mafia, nuk e pengojnë dot SPAK-un, që ka bërë gati listën e gjatë dhe prangat. Tek 4 Klanet Mafioze, non-gratat, bizneset e bandat milionere, në Gji të Lalzit, Kodrën e Diellit, Parlament, nga Lukova e deri në Vermosh, në çdo zyrë shteti, ka “Peshq” të mëdhenj.

Janë thjeshtë vetëm për t’u kapur, në grahmat e fundit të frymëmarrjes. Aty në rrjetë pllaquriten, që kur gjuante “Peshk” ambasadori Donald Lu, se amerikanët fjalën e kanë fjalë, se vonesat janë çështje kohe, e koha është në vendin e vet, e jo të akrobacive mashtruese.

“Peshqit” e fshatit tonë këtej zihen pa grep, pa rrjetë, pa ushqim, kapen me dorë SPAK, prandaj çdo vonesë është kosto që mund të kthehet në bumerang, se ka ngjarë edhe me Adriatik Llallën e Bashkim Dedjan, apo jo?

Secila vilë, zyrë shteti, secili emër, ka miliona dollarë kontrabandë në pronën apo bankën, në hekurin a betonin, në ambientin modern e deri në shatërvanët që ngjajnë me ‘cartanët’ e ëndrrave të fëmijëve.

Pse fëmijët e 32 viteve të fundit janë bërë burra mes ëndrrave e gënjeshtrave, sot kemi hendek të thellë që ndajnë shtresat e shoqërisë.

Të varfëritë, edhe pse paguhen shumica më tepër se deputeti, ministri apo kryeministri, ngelen të varfër.

Çdo emigrant, në 32 vitet e fundit është paguar shumë fish me cilindo zyrtar shqiptar, por rroga e tij nuk përballon nevojat minimale të jetës.

Sot e gjithë ditën, kryeministri ka rrogë më të ulët se një punëtor i pakualifikuar në Perëndim. Më pak se 70 euro në ditë është pagesa e ligjshme e Edi Ramës, apo jemi gabim? Nëse është fjala për shërbime, ato para janë konsumuar, prandaj janë tërhequr, ndryshe është vjedhje e pastër.

Me më pak se 70 euro dita, kemi kryeministër fukara, apo jo?

Po të jetë e pavërtetë kjo, do ishte mirë. Do ishim popull i pasur, do kishim shkuar prej kohësh në BE e sot do e kishim tejkaluar Unionin. Ndoshta me kaq pasanikë sa kemi emigracion, do ishim krah Anglisë, të dalë tashmë nga Europa e nuk do lakoheshim nëpër Urdhra Ekzekutiv të Shtëpisë së Bardhë për të sekuestruar milionerët, që në fakt nuk kanë as rroga, as prona, se kaq vend ka Shqipëria, as biznese, se ne 3 milion jemi e prodhim nuk kemi.

Që kanë tejkaluar Europën e Amerikën, kemi çuditërisht ata që duhej të ishin me listë tek dyqani i bukës, pra, doganierët, deputetët a zyrtarët me gjysmë rroga punëtorësh.

Kur Adriatik Llalla, Xhezair Zaganjori, Bashkim Dedja, me rroga rreth 40 euro në ditë, ngjanin me punëtorët që shkojnë për punë në Mal të Zi e Maqedoni, duartrokiteshin se po gjuajnë “Peshq” krah ambasadorëve amerikanë e europianë.

Kështu ka ndodh e askush nuk pyeste, po këta ç’janë?

Këta, ishin mbi këdo, mbi Presidentin, kryeministrin, ishin prologu dhe epilogu i drejtësisë, më të besuarit e diplomacisë amerikane dhe Europiane, se kështu funksionon demokracia sot, apo jo.

Kryeprokurori, Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses, në sy të njerëzisë, kanë rrobë të bardhë, pa njolla.

Po ç’ka ndodhur?

Në pak kohë janë bërë pis fare. Po ç’thotë SPAK-u me ato belbëzimet e Arben Krajës?

Thotë faqen e e vet të zezë. As mish as peshk. Shtiret sikur diçka bëmë e përpiqet të krijojë idenë se milionerët hajdutë, nuk janë dhe aq të ndyrë, sa flitet.

Edhe për drejtuesit e 4 Klaneve Mafioze, që çdo shqiptar ta pyesësh t’i rendit emrat njësh, dysh, tresh dhe katër; Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Edi Rama, duhet të ndodhin dy mrekulli, që t’u kontrollohet pasuria.

E dyta, drejtësia duhet të futet me forcë, me suport amerikan, tek pasuritë dhe, e para, do duhej të respektohej më shumë vota.

E dyta para të parës ishte pritshmëri.

Ndodhi kjo, pasi Damian Gjiknurët janë të “dobishëm” për të mbushur kosharet me vota, pasi non-gratat janë lojtarë interesantë për të blerë e tjetërsuar vullnetin e sovranit, pra, në lojën e hajdutëve që vetëm ndërrojnë portat e shtiren sikur janë kundërshtarë.

E për fund, SPAK-u nuk ka rrugëdalje tjetër. Vjeshta vjen me arrestime VIP. Thjeshtë kushdo ka pirë gjakun e shqiptarëve do shkojë para drejtësisë, do kthejë gjënë e huaj e do përgjigjet sipas ligjit.

Tek 4 Klanet Mafioze, non-gratat, bizneset e bandat milionere, në Gji të Lalzit, Kodrën e Diellit, Parlament, nga Lukova e deri në Vermosh, në çdo zyrë shteti, ka “Peshq” të mëdhenj që kapen pa grep, prandaj erdhi ajo që ne e lajmërojmë prej vitesh, Departamenti Amerikan nxjerr Urdhër Ekzekutiv për arrestimet VIP./Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

Një ditë do vinte, por brenga është e madhe…

14/08/2022, 19:40
Bota

“Bild”: Gjermania drejt destabilizimit, priten protesta masive për shkak të krizës energjitike

14/08/2022, 18:31
Anti-Mafia

Batërdia e “IuteCredit” & Co, Kuvendi kërkon ndërhyrjen e FMN dhe BB; si vidhen shqiptarët përmes interesave stratosferike

14/08/2022, 17:04
Bota

Zbardhen detajet e sulmit/ Salman Rushdie u qëllua 10 herë me thikë, autori rrezikon 32 vite burg

14/08/2022, 15:00
Anti-Mafia

Nga minierat e arit në Afrikë, te lidhjet me mafien dhe zhdukja e Belegut, si Dritan Prifit akuzonte Metën dhe frika se do kishte fatin e Kosta Trebickës

14/08/2022, 13:48
Kryesore

Nga telashet për Metën e Berishën, te emrat e tjerë “non grata” dhe arrestimet në PS, ja surprizat që pritet të sjellë vjeshta

14/08/2022, 13:23
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Vladimir Putin nis “gjuetinë”/ Dyshohet se shiti të dhënat për raketat hipersonike, arrestohet shkencëtari i lartë rus

Vladimir Putin nis “gjuetinë”/ Dyshohet se shiti të dhënat për raketat hipersonike, arrestohet shkencëtari i lartë rus

Foltorja dhe Partia e Lirisë nuk dalin dot nga inceneratorët.... “Brisi e Tatimeve” nuk po jep ende rezultat

Lajmi i Dites

Gati prangat/ “Irfani i Tmerrshëm”, 7.8 milionë Euro evazion me fondacionin e bamirësisë “FAB”

Gati prangat/ “Irfani i Tmerrshëm”, 7.8 milionë Euro evazion me fondacionin e bamirësisë “FAB”

14/08/2022, 9:01

Lajmet e fundit

Bajerni nuk fal, vulos çdo gjë që në pjesën e parë, Sadio Mane i anulohen 2 gola

Bajerni nuk fal, vulos çdo gjë që në pjesën e parë, Sadio Mane i anulohen 2 gola

14/08/2022, 20:07

Fotoja nga Velipoja/ Dashnor Sula akuza Ramës: Ke privatizuar plazhet, nuk ka një centimetër hapësirë publike

14/08/2022, 19:58

Metamorfoza e yshtjes së dhunës nga Berisha-Meta

14/08/2022, 19:49
Përfundon derbi spektakolar, Totenhemi shtang Brojën me shokë në derbi, Tuhel i vërsulet Kontes (Video)

Përfundon derbi spektakolar, Totenhemi shtang Brojën me shokë në derbi, Tuhel i vërsulet Kontes (Video)

14/08/2022, 19:44

Një ditë do vinte, por brenga është e madhe…

14/08/2022, 19:40

Bashkëpunimi hapësinor mes Rusisë dhe Iranit alarmon Perëndimin

14/08/2022, 19:29
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In