Bota 6 Prill 2022, 16:34

Amerikanët dërgojnë në Ballkan dy superavionë B-52, patrullime pas rritjes së rrezikut rus

Shkruar nga Pamfleti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur monitorimin ushtarak në Ballkan. Pas sulmit rus në Ukrainë vigjilenca në Europë dhe Ballkan është shtuar ndjeshëm. Mediat italiane raportojnë se SHBA ka vënë në patrullim dy avionët gjigantë B-52.

Ata qëndrojnë në bazën e tyre në Fairfordit në Britaninë e Madhe, por janë parë të bëjë patrullime deri në Mesdhe.

Ata janë parë për orë të tëra në Ballkan, pranë bazës ruse të Tartusit. Në këtë zonë janë vënë në lëvizje 3 luftanije ushtarake ruse dhe amerikanët duket se po monitorojnë situatën.

Po ashtu, raportohet se në zonë ndodhet edhe një nëndetëse ruse e klasit “Kilo”, e cila qëndron në sipërfaqe.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota #B 52 avion SHBA