Aktualitet 9 Dhjetor 2022, 22:05

Amerikanët izolojnë Ramën, zyrtari i lartë i DASH shmang vetëm Tiranën gjatë turit ballkanik

Shkruar nga Pamfleti
Amerikanët izolojnë Ramën, zyrtari i lartë i DASH shmang

Si për çudi, njoftimi i DASH doli një ditë pasi Ministria e Jashtme “shkarkoi” ambasadoren Kim.  Chollet thuhet se është njeriu më besnik i Blinken dhe fakti që ai anashkalon Tiranën është një kambanë alarmi për kryeministrin…

Shtohen akoma dhe më tepër sinjalet se kryeministri Edi Rama po futet në rreth të kuq nga amerikanët. Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje e paprecedentë, pasi Ministria e Jashtme njoftoi me urgjencë se kishin nisur procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim.

Ky reagim ishte qartazi sinjal se raportet mes Ramës dhe Kim janë ftohur ndjeshëm. Ambasadorja ka shumë kohë që nuk i shkon në zyrë, teksa duket se ka konflikt dhe për kreun e ri të SPAK. Po ashtu, dy ditë më parë ambasadorja e injoroi për Samitin e BE, pasi përgëzoi presidentin Begaj duke i shkuar në zyrë.

Por sot ka ardhur një goditje e fortë nga Uashingtoni. Javën që vjen do të nisë një tur në Ballkan, një prej njerëzve më të besuar të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, do të shkojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Pra do të vizitojë 5 shtete ballkanike, por nuk do vijë në Tiranë. Shqipëria është i vetmi shtet ku ai nuk do shkeli.

Më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Prishtinë. Më 13 dhjetor, do të vazhdojë në Beograd, ku do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe.

Më 14 dhjetor, do të udhëtojë në Sarajevë, për t’u takuar me përfaqësues të institucioneve qeveritare të BiH për të diskutuar mbi sundimin e ligjit, reformat ekonomike, energjitike dhe të mbrojtjes, si dhe me zyrtarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda. Po në këtë ditë do udhëtojë në Shkup.

Më 15 dhjetor do të udhëtojë në Podgoricë, për t’u takuar me udhëheqësit e qeverisë dhe shoqërinë civile për të diskutuar ngërçin aktual politik, angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë rajonale dhe përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi drejt integrimit euroatlantik.

Pra në asnjë moment nuk përmendet Tirana. Si për çudi, njoftimi i DASH doli një ditë pasi Ministria e Jashtme “shkarkoi” ambasadoren Kim. Chollet thuhet se është njeriu më besnik i Blinken dhe fakti që ai anashkalon Tiranën është një kambanë alarmi për kryeministrin, i cili duket se po fillon të izolohet. /Pamfleti

Kryesore DASH Izolim Rama SHBA