Aktualitet 1 Shkurt 2023, 07:18

“Amerikanët nuk do e falin lehtë rastin McGonigal”, analisti: Edi Rama ndodhet në momentin më të vështirë

Shkruar nga Pamfleti
“Amerikanët nuk do e falin lehtë rastin McGonigal”,

Analisti Mentor Kikia thotë se amerikanët nuk do ja falin lehtë Shqipërisë çështjen e arrestimit të ish-drejtorit të FBI, përfshirjen e dy shtetasve shqiptarë dhe takimet e Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama.

“Jam shumë skeptik, mendoj se histori të tilla zor se dalin në krye në aspektin juridik. Rama ndodhet sot në momentin më të vështirë, pasi ai e di shumë mirë se çka bërë, si dhe amerikanët. Ndaj po zgjedh të rrijë në heshtje duke bërë sikur nuk ka ekzistuar.

Nuk mendoj se amerikanët do e falin lehtë këtë ngjarje. Nga ana tjetër mënoj se nuk është ky momenti që mund ta përplasin Ramën, se nëse po, i bie të ngrejë flamurin e bardhë ndaj Berishës. Mendoj se do mbështetet Rama edhe pse me dhembët e shtrënguar”, u shpreh ai në “Open”.

SPAK i ka kthyer përgjigje Bardhit duke i kërkuar vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që ai i ka përmendur në kallëzim disponohen prej tij.

Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në e akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.

Aktualitet McGonigal Rama