Politike28 Qershor 2022, 14:19

Amistia fiskale/ Hoxha: Paraja e pisët vjen nga Anglia me Range Rover

Shkruar nga Pamfleti
Amistia fiskale/ Hoxha: Paraja e pisët vjen nga Anglia me Range Rover

Gazetari Artan Hoxha ka thënë për mediat se projektligji për amnestinë fiskale do të pastrojë paratë e korrupsionit. Ai ka bërë të qartë qëndrimin e tij në lidhje me temën më të diskutuar të ditëve të fundit, duke shpjeguar se paraja e pistë vjen në Shqipëri nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Sipas raporteve rreth 40% e parasë që qarkullon në Shqipëri është ilegale. Sot, dy janë drejtime kryesore nga vjen para e paligjshme: është krimi dhe korrupsioni. Më rezulton që më shumë para e pisët përfitohet nga korrupsioni, por më shumë zhurmë bëhet nga krimi. Trafikantët e sjellin paranë nga çdo vend i botës. Ndërsa korrupsioni vjedh paranë e ligjshme dhe i nxjerr jashtë në kompanisë ofshore. Midis këtyre dy të këqijave, kush është më pak e dëmshme?”, thotë gazetari.

Hoxha ka shtuar se kjo amnisti po bëhet që të përfitojnë politikanët dhe do të investohet në fushta elektroale, duke vendosur mbi fatin e qytetarëve.

“Unë po mendoj që kjo po bëhet për të pastruar paratë e korrupsionit. Përfitojnë më shumë zyrtarët dhe politikanët e korruptuar nga amnistia fiskale, është tentuar të bëhet disa herë në Shqipëri. Sot jemi përpara faktit të kryer. Keni dëgjuar ju ndonjëherë drejtor doganash i larguar i varfër? Ky është problem. Kjo para po kërkohet të amnistohet”, ka thënë gazetari.

Ai ka shtuar se në Tiranë po qarkullon shumë para e pisët dhe kjo histori duhet të marre fund sa më parë.

Ne ndodhemi në situatën që qarkullon shumë para e pistë. Shikon Tiranën, popullsia zvogëlohet, rrogat nuk rriten, ndërsa ndërtimet dhe çmimet rriten. Kush i rrit çmimet e apartamenteve? Blejnë me para të pista? Jo. Kjo para e pistë vendos për fatet tona, sponsorizojnë fushatat. Si vjen paraja e pisët në Shqipëri? Toyota Yaris ishte një formë. Nga Anglia vjen me Range Rover. Kjo histori duhet të marrë fund një ditë. Sot ne atë para e kemi në qarkullim dhe nuk e bllokojmë dot. Është paraja numër një që investohet në fushata elektorale. Ne duhet të vendosim. Pse e bën Rama luan pak rol. Për mua luan rol si do ta bëjë”, ka përfunduar Hoxha.

Politike amnistia fiskale Artan Hoxha