Aktualitet25 Tetor 2022, 11:46

Amnistia fiskale, Jorida Tabaku: Me këtë nismë qeveria fal korrupsionin dhe krimin e organizuar

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia fiskale, Jorida Tabaku: Me këtë nismë qeveria fal

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se ngutja e qeverisë për të miratuar paketën e re fiskale dhe amnistinë është e pakuptimtë.

Nga qyteti i Korçës ajo tha se qytetarët nuk e meritojnë trajtimin që po u bën qeveria, teksa po legalizon paratë e krimit dhe korrupsionit.

“Unë kam 3 vite që flas kundër amnistisë fiskale dhe është një temë që do ta flas edhe sot më studentët, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk meriton të diskutojë ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Është e pabarabartë përballë ligjit, është jo e drejtë, arrogante dhe qytetarët e Korçës që paguajnë taksa me një normë 90%  nuk e meritojnë këtë trajtim nga qeveria.”, tha Tabaku për gazetarët.

Ajo tha se Shqipëria ka nevoja për vizon ekonomik jo për aminsti fiskale.

“As unë nuk e kuptoj, sot Shqipëria ka nevoja të tjera, ka nevojë për një vizion ekonomik që të dalë nga kriza, që qeveria Shqiptare te ofrojë atë që nuk e ofroj gjatë pandemisë. Është e vërtetë që kemi një prekje të ekonomisë nga kriza botërore por pjesa më e madhe e prekjes është nga kriza shqiptare.”

Ndërsa e pyetur për negociatat mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës për bashkimin e Partisë Demokratike, ajo tha se duhen pyetur ata për këtë çështje.

Uncategorized amnistia fiskale tabaku