Aktualitet30 Shtator 2022, 22:20

Amnistia fiskale, Ngjela: Nuk më hyjnë në punë ambasadorët, është në favor të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia fiskale, Ngjela: Nuk më hyjnë në punë

Avokati Spartak Ngjela është pro amnistisë fiskale. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për amnistinë fiskale pasi ka ekonomia informale, duke shtuar se paratë do të futen në  bankë pas pagesë së taksave.

Shqipëria e ka në favor amnistinë fiskale, por nuk dihet se çfarë sjelle në tregun ndërkombëtar. Ka qenë një ekonomik informale me para të padeklaruar dhe bëhet amnisti që të kthehen paratë në treg. Ai i ka në thasë këto para. Ai do të paguajë taksën, dhe pastaj nuk është më para e pisët dhe qëndron në bankë. Ligji amerikan thotë se nuk ke deklaruar 40 milionë dollarë, do të paguash taksa dhe këto do të vendosen në bankë. Këto quhen tani të pastra. Nëse bien në burg dhe i ke marrë në krim, ato rrinë në bankë ti shkon në burg. Sepse ia ka paguar shtetit”, tha ai në “Ora News”.

Ngjela shtoi se nuk i hyjnë farë në punë deklaratat e ambasadorëve, por tha se kjo është në favor të Shqipërisë.

S’ më hyjnë farë në punë ambasadorët, është në favor të Shqipërisë. Ne kemi ekonomi informale dhe duhen formalizuar. Shuma është shumë e madhe dhe ndoshta BE-së nuk i intereson. Ka shqiptarë shumë këtu që nuk i kanë deklaruar. Ju nuk e njihni ligjin. Kam 3 milionë dollarë dhe nëse paguaj taksën bëhen të pastra. Personi shkon në burg dhe paratë nuk preken, kështu thotë ligji amerikan”, tha ai.

Aktualitet amnistia fiskale Ngjela