Politike31 Tetor 2022, 11:16

Amnistia për të burgosurit/ PD-ja akuza qeverisë: Po e përdorni për zgjedhje. Manja: Do e bëjmë për qëllime humanizmi

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia për të burgosurit/ PD-ja akuza qeverisë: Po e

Amnistia penale e paralajmëruar se do të propozohet në fund të këtij viti ka sjell përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e Sigurisë.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se amnistia do përdoret për qëllime elektorale.

Ministri i Drejtësisë Manja u shpreh se aministia për të burgosurit do të zgjidhte mbipopullimin në burgje dhe se për të po studiohet.

Debati i Komisionit të Sigurisë:

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj: Ka muaj që ministra janë thirrur se mazhoranca në mandatin e tretë të saj vërtitet e gjitha rreth Ramës. Nëse me Kushtetutë qeveria buron nga parlamenti kryetari i komisionit tha ngaqë e vuan këtë problem tha “shumë faleminderit që megjithëse s’është ministria për të ardhur por një institucion i varësisë suaj, ju erdhët.

Duke qenë se në vitin që vjen janë shpallur data e zgjedhjeve lokale a ka një studim lidhur me amnistinë apo është diçka që do bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale. A ka ndonjë gjë të studiuar apo ka diçka që do shpërthejë para zgjedhjeve?

Ulsi Manja: Unë kam ardhur në komision dhe për të ndryshuar një standart se diskutimi për buxhetin është politik e pastaj teknik.

Nuk mund të vijë një institucion i varësisë për të diskutuar buxhetin, se po të ishte i karakterit teknik shifrat janë aty e diskutimi do ishte i mbyllur. Pra është standart që ne e vendosim.

Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnistri penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra.

Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë aministia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që s’ka lidhje me zgjedhjet se të paraburgosurit e ushtrojnë te drejtën e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë.

Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve.

Politike amnistia fiskale manja