Showbiz 5 Shkurt 2023, 11:21

Amos quan Luizin ‘kafshë’, Kiara nuk kursehet fare: Je fals, do të biesh në sy

Shkruar nga Pamfleti

Amos quan Luizin ‘kafshë’, Kiara nuk kursehet fare: Je fals, do të biesh në sy

Gjatë sfidës së rezistencës, Luizi dhe Armaldo gjetën një “rrugë alternative” për të kryer nevojat e tyre personale.

Ata urinuan para të gjithëve, duke u mbuluar me një batanije duke qenë se ishin në lojë dhe nuk lëviznin dot.

Kështu u duk në fillim, por më pas Luizi i tregoi vetëm Kiarës se në fakt ai nuk e kishte bërë atë veprim dhe gjithçka kishte qenë një provokim.

Duke mos e ditur këtë, Amosit i është dukur shumë i ulët si gjest, aq sa e ka barazuar me një sjellje kafshërore.

“Kushdo që urinon dhe e bën atë gjë në sy të të gjithëve, reflekton sjelljen e një kafshe. Ka diçka që e diferencon njeriun nga kafsha dhe kjo është logjika,”-u shpreh aktori.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Kiara Tito e cila është shprehur se sado jo dakord të jetë me veprimin e Luizit, nuk duhet ofenduar. Madje e quajti Amosin fals, pasi sipas saj, ai po krijon debat kot, për të rënë në sy.

“Edhe unë nuk jam dakord me atë që bëri Luizi, ama nuk i thashë asnjë lloj gjëje, sepse është e drejta e tij të zgjedhë ta bëjë lojën si ta dojë ai. Jo për ta mbrojtur, se edhe unë vetë nuk do ta kisha bërë atë gjë. Po ti ç’ne u zgjove që pas ditës që këto të thanë ‘futu në lojë’. Më shqetëson fakti që je shumë fals,”-tha Kiara.


smile

Reality Show #Luizi kafshe #pergjigjet Kiara amos