
Amosi vazhdon me fantazinë ‘horror’: Luizi ishalla merr flakë, sikur pishina të ishte me benzinë
Amos u bë ‘kryefjalë’ e lajmeve kur u shpreh për Luizin se jashtë do ta çonte në mal dhe atje do e zhvishte lakuriq etj etj.
Publiku u shokua dhe priti masa, por produksioni i Top-it e pa të arsyeshme ta kalonte me një paralajmërim për të pasur më kujdes.
E nëqoftëse “Vëllai i madh” ndalet para këtyre gjërave, Amosi nuk ndalet.
Mbrëmë në ‘dasmën’ midis Luizit dhe Kiarës, ai zgjodhi të mos shkojë dhe nga kolltuku i oborrit të lëshojë ‘helmin’ e tij që bën për të qeshur vetëm Dea Mishelin. Kur Luizi po digjte shaminë e beqarit, Amosi thotë: “Ishalla merr flakë” dhe pastaj do donte që pishina të ishte me benzinë.
Kjo ka shkaktuar të qeshura tek Dea por njerëzit në internet janë shokuar duke shpërndarë videon.
Edhe në sallon, në prani të Deas dhe Teas ai shprehet për Kiarën dhe Efin sikur t’i ngrinin zvarrë nga flokët.
Sjellje e pa justifikueshme, e dimë që asnjë masë nuk do merret kundër tij nga produksioni, por Dea Mishel që qesh dhe Tea nuk reagon?
A nuk ishin vajza në mbrojtje të vajzave?