Aktualitet31 Janar 2023, 10:43

Analisti: Berisha vetëm sajon, Rama nuk e mbyll mandatin e tretë

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Berisha vetëm sajon, Rama nuk e mbyll mandatin e tretë

Analisti Ben Andoni thotë se situata politike në vend ndodhet në situatë të vështirë.

Referuar ngjarjeve të fundit, ai u shpreh se kryeministri Rama do ta ketë të vështirë ta mbyllë mandatin e tij të tretë qeverisës.

Nga ana tjetër, opozita do të duhej të përfitonte prej rastit, por sipas analistit edhe ajo vetë është e përfshirë.

“Kjo opozitë ka nevojë për alternativa. Rama duket që po mbijeton thjesht prej ktij njeriu (Sali Berishës), do e ketë shumë të vështirë ta mbyllë mandatin me këto skandale.

Në mënyrë se si njerëzit e tij janë përballë shqiptarëve kanë treguar që nuk janë të ndershëm por edhe kanë jashtëzakonisht gjynahe për demokracinë shqiptare. Opozita ka momentin më të mirë për të patur një mundësi megjithëse mendoj që edhe ata vetë janë të përfshirë”, tha Andoni në emisionin “Quo Vadis”.

Javët e fundit kryeministri Edi Rama është në qendër të vëmendjes për shkak të dosjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Aktualitet Ben Andoni Berisha Rama