Zymtësi e përtesë sot në Kuvend Babo. Ne të pritem ty që të ti heqim një nga një qimet e mjekrës për investimet strategjike kur na doli Elisa. Në dylyftim labi Agron Shehaj u ndie i prerë në besë. Futi shpatën në mill e zgjidhi gjuhen, tëk e tëk, tëk e tëk!
Shkruan Agron Gjekmarkaj
Babo ç’të të rrëfej!?! Unë u ktheva nga Calabria, mikja Mimi di Puccini mi hoqi spaletat e zv-kryetarit të Kuvendit sapo zbrita në Bari. Ç’të duhen tha, badihava i more badihava mi nduku dhe sus më tha se të piu e zeza. U bone ti!!!
Madje edhe kolegu i shumë viteve nëpër studio Arjan Vasjari tanimë konsull afër thembrës së çizmes bëri sikur më njohu veç pak e mori Miminë në makinë e u bë def nga sytë qerratai që aq shumë përzhitej për hallet e vatanit e dinjitetin e zyrtarit nëpër studio. Ofiqi im ju duk xhingël mingël para profumit të pushtetit që Mimi se ka. Babo halli e përkul njeriun e gjorë e bën purtekë. Nevoja është e pamëshirë gati sa egoja.
Udhëtuam nëpër Arbërinë e Italisë nën hyqmin e Mimisë se e kishte qejf shumë protagonizmin, të dukurit dhe resmet. Nuk ja thyeva zemrën në respekt të atij firaun Puçin se ai e ajo një janë.
Babo punuam atje, bëmë naming, patëm shumë produkt, proshutë e venë, sa desh na dolën tëmthat. U ngjall edhe Skënderbeu (jo ti, tjetri) e na përqafoi, jeni evletër të besës tha e jo llafe. Kam lënë stërnipër e jo edepsezër lëshoi i kënaqur kumtin.
Zymtësi e përtesë sot në Kuvend Babo. Ne të pritem ty që të ti heqim një nga një qimet e mjekrës për investimet strategjike kur na doli Elisa. Në dylyftim labi Agron Shehaj u ndie i prerë në besë. Futi shpatën në mill e zgjidhi gjuhen, tëk e tëk, tëk e tëk!
Ndenji ajo në istikam, deklamoi me duar e mimikë, me një spile të bukur mbi jakë na foli për drejtësinë tënde që nuk ndyhet kurrë nga paudhesitë dhe u mundua të rrethojë me gaz Gazmendin tonë i cili sot sokëlliu si Rrapo Hekali, aq sa u tund mali.
Meqë ra fjala sot më pagoi edhe një tjetër Red Bull, i cili me rrëshqiti pak si rëndë në stomak, se tepër i ftohtë. Duket e futi dorën në xhep me bezdi. U mësua keq ky mendoi.
Elisa dhe Dashi ynë ishin veshur më bukur nga të gjithë. Eleganca Babo po shëtit atyre korridoreve e pa fre.
Edhe Tigrushi që shquhet për shejtanlliqe sot beri vetëm dy tri selfie, ku i buzëqeshi kameras së telefonit e mbajti një fjalim të mërzitshem me parulla e iku. Ritmi i Tigrushit ngjan me rrotën e mullirit Babo.
Çuçi e duartrokiti se mos ke merak e mendon që ndenji indiferent. Edhe Niko i përplasi doçkat por jo shumë, gati si angari. Po më mirë ai që ënde ka mundesi të duartrokasë, se Ditmiri që zukat se ç’duhet të bëje Europa.
Në fund mbenë Margariti me syze (dhe ne u mërzitëm se thamë e pat dhe ai shikim i kthjellet e kristal mbi kulturën) e Tezja plot derte kozmogonike me dy karrige bosh në mes dhe heshtjen flori që i bashkonte.
Në krahun tjetër Ikonomi më durim njerëzish esnafë e në bankën sipër kush thua ti? Edona me një kompjuter jepte e merrte gjëra me rëndësi të madhe, siç ka portofolin qe zor të ti thotë edhe ty. Bora mungonte duke krijuar ngërç në tabloid.
Në qoshen e anës në pikëllim të plotë pa dritë e gaz pa fjalë e urti popullore vetë Ulsiu tanimë i braktisur nga ministrushet lozonjare që benzinë i hedhin muhabetit rrinte i ngurosur. Ato lozonjare ja tërbojnë fantazinë Ulsiut të ngratë. Sot ndenji si burrë katërqindësh. Mbroje njeriun e mirë Ulsi nga xhinderit që fusin burrin në shishe.
Foli Doktori nja dy herë dhe ti Babo e di që ai trazon ujera. Vetë Shalsi u detyrua të ndërhyjë pa thënë asgjë. Por mjaft krenar dukej nga ajo që nuk tha.
Tao nuk ishte aq në formë dhe shikonte Braçen që me mëngë të shkurtra e plot hire mjaullinte nga mesi i sallës. Disa deputetë nga të tutë lexonin rrëfimet e Batonit mbi udhëtimin në Ukrainë, për bëmat e heroizmat që do të bënit e falë perëndisë nuk i bëtë, ndonjë qante nga emfaza e rrëfimit, të tjerë qeshnin me kokrramë për Behxhetin sipas Haxhiut që Putinin paskësh bërë të parë të Rusisë. Mos u bërtit për kaq se nuk mbahej e zgërdhira.
Linditës ju prish gjaku po falet ajo se katolike, kur Doktori nga meria jote dy a tri herë nuk ja kurseu shkulmet. Për lavdinë e Babos durohet kaq e gjë. Edhe unë jam nursës do e duroja jo më njërzit shpirt njeriu.
Sot erdhi edhe Luli dhe bota i dukej jallane, e dashur për çfarë i dha e mizore për çfarë i hoqi.
Po në sallë Babo do thuash ti çfarë ndodhi? Ai ish- kryeministri Pandi Majko që duke deli e shkuar deliut, qenkësh qerrata e shkuar qerratait se duket edhe goxha babaxhan! Naaa sot buza gaz e hareja hare nën vështrimin kurioz e plot nur të Etildës. Rrëfente plot pathos e birinxhillek. I dola borxhit, i thashë në rrethin e shtatë të kronikës do e gjesh veten, po më sfidoi, kam përballuar eksodin e luftën e Kosovës unë tha e jo gjepura sehirxhinjesh. Ç’ti thoja Babo?! Po në kronike e futa ama.
Socialisti Petro, Babo e sheh boten me qetësi dhe njerzillek, po kaq edhe Klotilda! Unë mendoj që duhet t’i promovosh, nuk prishin qejf e janë shpirt njeriu! Kur të heqësh tezen vë Petron edhe socialistët e vjetër gezohen po edhe ti nuk merzitesh.
Babo ti, je në Bruksel i zënë me integrimin e si di ca gjëra. Po meqënese mu kujtua ç’ pate me bullgaret e gjorë që i stigamtizove sikur je në mejhane e i krahasove me Putinin? E dhjeve Babo edhe ti që e ke llafin qelibar e karar.
Avash mor Babo se nuk u bë deti kos! Këtu këput dokrra sa te duash se na u regj lëkura, po andej me ngadalë, mbaje frerin se të marrin zët e të thonë sikter. Ku të mbytemi ne me Babon e degdisur?
Babo ti je kureshtar i madh e do të dish çfarë ndodh me ne të opozitës?! Sot jua bëme tetë me dy, ju nxorrëm edhe gjuhen. Foli Agroni i Vlores, Doktorini i Shqipërisë, udhëheqësja jonë e dashur Joridë te cilën e shohim radhë, se e muar Avrupi se cilës ju luta të marrë me vete Saimir Korreshin e ti bëjë rruges xhan xhan, xhan xhan, Gazmendi i Partisë ndersa Helidon Bushati si të gjithë shkodranet që bëjnë kryq në ballin e tyre iku me vrap sa i thashë që kronika e kerkon si personazh.
Nuk arrita të votoj si duhet Babo! I kërkova Taos një stilolaps desh mu tha dora. E kishte helmatisur që të sabotojë opoziten.
Pastaj Babo kafja gumëzhinte si në dasmë! Kosta i Gramozit dhe Lindites vinte herë pas here e na shikonte me dhemshuri si për të na thënë, “salla bosh mor dreqër, ç‘ bëni kështu ejani se gjynah”! Po tundeshim ne? Fareee! Erdhi Grida pa dy a tri herë anash pa e mbërthyer shikimin në gozhdët që prisnin. Viranes sot bota i dukej e tepërt dhe e panevojshme si ardhja e Bashës në sallë.
Saliani sot i kishte mërzi fjalët e tepërta dhe me la kuk në tavolinë për të takuar Sorina Kotin. Ik o i uruar ik i thashë, gjerat e parëndësishme presin. Miku im Muli tundte gishtin në një rrëfim të ndezur politik. Nuk durova shkova aty dhe e pyeta kë imiton, Doktorin apo Tritanin? Nuk me zhgënjeu – Tritanin tha.
Ish- kryetari i ish- komisionit të ish- rithemlimit me rri ftohtë e larg megjithëse e kam trajtuar si evlat! I pata thënë u vonove, historia nuk i fal vonesat po për keq ma mori. Kjo ishte dita Babo siç ti e di vetë, një ditë pa ty është ditë pa alegri!!