alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Analiza satirike/ Nga Ulsiu që mallkonte Taon te biseda me Majkon për mjekrën si të Shalsit; çfarë nuk u pa nga konferenca me Pompeon

17/05/2022, 20:24
ne Forum
A A
Analiza satirike/ Nga Ulsiu që mallkonte Taon te biseda me Majkon për mjekrën si të Shalsit; çfarë nuk u pa nga konferenca me Pompeon

Analiza satirike/ Nga Ulsiu që mallkonte Taon te biseda me Majkon për mjekrën si të Shalsit; çfarë nuk u pa nga konferenca me Pompeon

Kryeministri nuk na erdhi dhe kudo u ndie mungesa e tij! Po te gjithë shihnin lart në qiell! Pyeta njërin syresh pse koka përpjetë! Shohim lart tha Atin tonë të Rilindjes se ai është si Zot, frymë e mister dhe rri mbi re nga ku kërkon Presidentin e Republikës një xhanan burrë a hanëme plot nur.

Shkruan Agron Gjekmarkaj


-Lexo edhe:

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

“Nuk di si ësht’ e vërteta
Nga vapa lumi u tha
-Shërom’ se nga mëndja ika
Jo moj jo, nuk bëj shaka “!

Kjo këngë popullore këndohej dje nga tre ministrushët e munguar a ndonjë tjetër në takimin me Mike Pompeun! Tao mbajti një fjalim ngjatëtues. Enkeledi gjithaq duke e futur pendën si plor në histori nga ku nxirrte mbetje toksike komunizmi si rrezik !! Miqtë na rikonfirmuan mbështjen e tyre që boll na bën punë.

Ministrushi Ulsi ishte tejet i mërzitur teksa në televizion englendisej një pjesë nga yndyra e partisë në takimin me Mike Pompeun. Ai si i parëndësishëm diku në një skutë kruante mjekrrën e tij teksa shihte atë të Alket Hysenit në mes të kallaballëkut e cila shkëlqente e pikonte nga lezeti i begenisjes.

Po kaq të gjithë ata të sistemit drejtësisë ishin aty dhe me fjalime madje e ai hiç si kuk e qyq me ca vartës me të cilët bisedonte në dialekt, atje në zyre.

Në kanape zhytur mallkonte Taon i cili po përjetonte një ditë lavdie në zemrek të politikës botërore. E di apo nuk e di i gjati këtë shmangie e sëmbonte në gji dilema si cfurk. Më e rënda ishte se as pyeste dot dhe sapo të takohet me Taon detyrohet të qeshë sikur asgjë të mos ishte.

Tao kalamendej në kënaqësi. Nuk kishte ngutje në përzemërsi as tahmah në indiferencë me njerëzit. Fjalimet i ngjanin njëri – tjetrit , ku mbaronte njëri fillonte tjetri dhe anasjelltas.

Ministrushi Ben Ahmetaj i cili ashtu i ka ca punë këtij moti nuk u pa askund. Në ajër peshonte si balonë pa karburant ankthi i mungesës së tij. Mileti pyeste po xhagajdueri Ben siç thotë Kryeministri ynë ku bëhet? Në darkë u shfaq në një ziafet si biçim promovim idesh rilindase si për të thënë: kisha gjëra me rëndësi ndaj nuk munda të vij e ma bëni hallall e kabull.

Ministrushi Çuçi i cili po ta ftojnë vjen nëse nuk i bëjnë zë nuk mërzitet po kaq! Ai thellë thellë, gëzohet kur nuk shfaqet, mbijetesën e ka investuar tek heshtja.
Të jetë dora e Tao qerratait dhe këtu hajde merre vesh.

Ministrushi Niko që dhe pata fatin ta kem në tavolinë ishte muhabetqar e lexues i mirë i reagimeve të mia hokatare. Ai ndihej në mes si ne që nuk jemi as tek foltorja e Doktorit e as tek celula e Bashës. Qerrata burrë. Pakëz me masë , kishte prishaqejfje me mua sidomos nga përfolja që vrapit e braktisjes së Ditmirit kodrave në zaman të rrëshqitjes i kisha bërë ! Zamet i thashë, për një batutë djeg jorganin. “Nuk është si duket këmbëngulte! Vërtetë nuk isha në krah të tij duke krijuar idenë e ikjes por e mbaja me gajret në telefon. E nxisja tek ai vraponte atij bregu , të kishte besim te Lideri dhe të pagabueshmëria e tij dhe ja ardhi tek fjala ime, aty e mbështeti kokën tek gjoksi i tij leshtor, por prapë ka lakra në kokë , ja i jep mend Europës ç’të bëjë në vend që te reçensionojë “Kurbanin” pas rileximeve të shumta” !
Të drejtë kishte edhe mua më beri përshtypje kjo hallakatje e tij pasi Ai e fali.

Ish Kryeministri Majko i cili mbi flokë mban ende pluhurin e botës se përtejme si Lazari i rikthyer , dëgjonte me nge e pa shumë habi. E pyeta “pse Niko s’ka lënë mjekërr si Shalsi, Ulsi, Çuçi, Hyseni i ngatë e të tjerë” ai pa u menduar shumë se me gjasë kishte arritur në konkluzion tha “e bën si disidencë dhe kundërshti ndaj Ramës”. Me bindi, në sytë e mi Niko u përvijua si Gandi. U pendova për llafet ne mos pa helm por edhe pa sheqer kisha lëshuar tutje -tehu neper gazeta.

Mimi dëgjonte pa ëndje të madhe e pa distancim të dukshëm dhe tundte kokën si e rrahur me vaj e uthull pa u kuptuar nëse miratonte apo mohonte!! Herë pas here psherëtinte 29 , 29 po vetëm kaq.

U ngrit e iku tek tavolina qendrore por aty ministrja e asaj tavoline s’u ndie aq rehat dhe fap ktheu karrigen domethënë shpinën !!! Në tryezën tonë qe më ngrohtë. Ne bukë kripe e zemër pa kursim kishim. Ndonjë thashethem edhe e bënim po pa qeder. Moderimin e beri me një anglishte prej se vërteti. Kryetarja e Parlamentit dukej sikur mërmëriste me veten ” fali zot ku i gjejnë gjithë këto fjalë”!

Jorida e partisë tonë të vulës lëshonte buzëqeshje të matura pa adresë e kujdesshme që as miza të mos lëndohet. Fjalimin e kishte plot nektar politik ku e mira triumfonte dhe e keqja përpëlitej. Dy fjalë i thashë dhe vetë ashtu si eterit e tjerë të kombit.

Zonja Gridë erdhi si veri e iku si tufan, plot parehati në dekorin e kuruar të “vllazërim-bashkimit”! Spërkati me indiferencë kë i desh zemra! Aty si mes dy aktorëve të Hollivudit mes Mediut e Naços mbante nën fre mendimet e veta kandisur me horizont.

Zonja Elisë më qortonte me nopranllëk por pa urrejtje kësaj here për romuzet e mia sipas saj seksiste për ministrushet, këtë çetë grashë në shërbim të Atmes. Desh me ra zali. Niko herë pas here lëshonte një “eh” miratues dhe ndoshta mendonte sikur ta kisha kapterr në ushtri ja rregulloja qejfin edepsëzit. Po mbase jo edhe e kundërta” e mo se nuk na vjen e keqja nga qyfyret e këtij ne në rregull i kemi pune, birinxhi shëndet kemi leka po”!

U lëshova me erdhi t’ ju them jam njeri i keq, jam katran, gojëprishur, rrihmëni, dënomëni, por në atë moment fjalën mori Prokurori i Përgjithshëm dhe menjëherë pas tij Etilda me teza kadife si melhem mbi plagë shqiptare.

Dikush nën hundë klithi mungoka edhe Damua. Çka djali tha një tjetër, në meze të vendit duhej të ishte. Teze Mirela e menduar këto muaj po ashtu nuk u pa askund! “Mbase si frankofone që është nuk ndihet mirë në ambient proamerikan dhe Tao se ka sikletosur ” u dëgjua një zë! Në vend të saj rehat rehat ulej Ermonela.

Organizatoret ishin kujdesur që opozita dhe qeveria të rrinin si jaranë në të njëjtat tavolina dhe mua me dukej vetja si Selami Jenisheri e herë herë si Nimet Musai i opozitës legjendare i begenisur dhe i respektuar!

Ky është çmimi që i paguhet idesë, krahasimi.
Në fund e mori llafin Klotilda e cila foli shtruar e ëmbël ,duke rrahur derte atdheu në kohë marazi. I ra pak gjatë por ani. Klosi u pa vetëm në te dalë. Evlati po shijon periferinë e shikimit.

Kryeministri nuk na erdhi dhe kudo u ndie mungesa e tij! Po te gjithë shihnin lart në qiell! Pyeta njërin syresh pse koka përpjetë! Shohim lart tha Atin tonë të Rilindjes se ai është si Zot, frymë e mister dhe rri mbi re nga ku kërkon Presidentin e Republikës një xhanan burrë a hanëme plot nur. Teksa ika atij hoteli mu kujtua kënga”
“Ty moj nan’, të qofshim falë,
që na e fale ne kët djalë,
kët’ sokol, kët’ trim me fletë,
që na nxori n’drit’ përjetë!
O Enveri i shqiptarëve,
o flamur i proletarëve,
edhe foshnja kur belbzon,
emrin tand ma par’ mëson.
Shqipja sot për ty këndon,
Jet’ në shekuj të uron!”

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik
Forum

Samiti i Brukselit dhe Ballkani i Hapur, që për herë të parë doli zyrtarisht hapur si projekt politik

29/06/2022, 11:35
Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s
Forum

Samiti i Madridit dhe e ardhmja e NATO-s

29/06/2022, 9:34
A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?
Forum

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

28/06/2022, 20:48
Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit
Forum

Tre sfidat që trashëgoi Edi Rama dhe do t’ja lerë trashëgimi pasardhësit

28/06/2022, 20:24
Forum

Rikujtimi makabër i tragjedisë së Elbasanit

28/06/2022, 19:37
Forum

Kosova duhet të ndalojë orgjinë hegjemoniste kishtare serbe në Gazimestan

28/06/2022, 17:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Përse i druhet Turqia anëtarësimit në NATO të vendeve nordike?

Macron bisedë me Zelenskyn: Franca do të dërgojë armë dhe municione shtesë në Ukrainë!

Macron bisedë me Zelenskyn: Franca do të dërgojë armë dhe municione shtesë në Ukrainë!

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Atentati ndaj drejtoreshës në Shkodër/ Eksperti Karamuço: Ngjarja u parandaluan nga personat që e planifikuan

Atentati ndaj drejtoreshës në Shkodër/ Eksperti Karamuço: Ngjarja u parandaluan nga personat që e planifikuan

29/06/2022, 12:41

Tjetërsuan pronën në mes të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, dalin emrat kush janë 7 zyrtarët e Kadastrës që u pezulluan nga detyra

29/06/2022, 12:31

Ndryshojë sërish çmimet e karburanteve/ Bordi tallet me qytetarët, i heq 6 lekë naftës dhe ia ngarkon benzinës

29/06/2022, 12:16

“Korrupsioni rrezik kombëtar”, Jorida Tabaku: Qeveria është pro oligarkëve

29/06/2022, 12:05

Rama “arrin qëllimin” në Samitin e NATO-s në Madrid, bën foto me Biden

29/06/2022, 12:01
Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

29/06/2022, 11:54

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In