Aktualitet14 Qershor 2022, 21:47

Anastasi: Dështimi i reformës në drejtësi nuk lidhet me hartën e re gjyqësore!

Shkruar nga Pamfleti
Anastasi: Dështimi i reformës në drejtësi nuk lidhet me

Anastasi: Dështimi i reformës në drejtësi nuk lidhet me hartën e re gjyqësore!

Vendimi i fundit i KLGJ-së për hartën e re gjyqësore cenon interesin e qytetarëve.

Për Euronews, konstitucionalistja dhe njëherazi anëtarja e Komitetit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Aurela Anastasi deklaron se në këtë lloj mënyre rriten shpenzimet e qytetarëve dhe avokatëve.

Krijohen vështirësi për qytetarët dhe avokatët të cilëve u largohen gjykatat dhe e kanë më të vështirë të kryejnë përfaqësimin. Lidhet edhe me rritjen e shpenzimeve që kanë qytetarët dhe avokatët, që kjo do të ndikojë edhe te shpenzimet e qytetarëve”- u shpreh Anastasi, ndërsa vuri në dukje se do të rëndohen edhe vonesat në proceset gjyqësore, pasi avokati i një rrethi duhet të shkojë në një rreth tjetër.

Sipas Anastasit, “dështimi i reformës ne drejtësi dhe harta e re gjyqësore, nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Krijimi i stoqeve ka qenë që para reformës në drejtësi”.

Për konstitucionalisten, KLGJ nuk e ka bazuar këtë vendim në largimin e gjyqtarëve nga vettingu.

“Grupi i interesit i avokatëve është i fortë dhe i lidhur me interesat e qytetarëve dhe kërkesa që kanë parashtruar lidhet me të drejtat e qytetarëve si të drejta kushtetuese”– tha Anastasi.

Aktualitet Aurela Anastasi KLGJ