Sport28 Korrik 2018, 14:39

Ancelotti flet haptazi për Cavanin, presidentin Di Laurentiis dhe sezonin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Ancelotti flet haptazi për Cavanin, presidentin Di Laurentiis dhe sezonin e

Carlo Ancelotti u bë trajner i Napolit disa ditë më parë, duke u rikthyer në Serie A pas disa sezoneve tepër të suksesshme te Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munchen. Një nga trajnerët më të mirë italianë i të gjitha kohërave, është rikthyer në tokën e tij dhe duket mëse gati për të nisur epokën e radhës me napolitanët.

 “Është punë shansi, ne do të përballemi me të gjithë, më shpejt, apo më vonë. Unë duhet të them se kam gjetur një mjedis të madh jo vetëm për atë që ka të bëjë me lojtarët, por për të gjithë ata që punojnë për Napolin. Janë njerëz të aftë, punojnë shumë mirë. Deri më tani kam pasur argëtim dhe, kur unë kënaqem, ata janë gjithashtu të rrezikshëm”.

 Një mendim i trajnerit të njohur italian edhe për merkaton: “Kam në dispozicion lojtarë fantastikë, jam me fat që t’i stërvit ata. Kësisoji, lojtarët nga ekipet e tjera nuk më interesojnë. Ka situata që po i vlerësojmë me klubin, pastaj do të vendosim. Nuk kemi asnjë emergjencë, ekipi është bërë i mirë dhe merkatoja do të mbyllet më 17 gusht. Do të jenë disa lëvizje për t’u bërë dhe, nëse është kështu, do t’i bëjmë ato me shumë qetësi”.

 Një sqarim edhe rreth Inglese: “Ai mund të bëjë shumë mirë, është një djalë i përulur, modest. Kemi besim të madh tek ai. Bëri shumë gjëra të mira sezonin e kaluar. Ekziston konkurrencë, ndaj duhet ta fitoni vendin në formacion në rivalitet me të tjerët. Dua të shkoj në fund të sezonit me lojtarë të motivuar, kështu që të gjithë do të luajnë”.

 Ancelotti nuk e ngarkon Milik me përgjegjësi: “Ai do të shënojë gola, por ekipi duhet të bëjë sa duhet për ta mbështetur, për ta ndihmuar në shënimin e golave”. Kundërshtimi i ultrasve karshi presidentit e habit atë si trajner: “Napoli është një klub, që ka pasur rritje të jashtëzakonshme në 12 vitet e fundit dhe ky është një fakt objektiv, që duhet t’i njihet presidentit De Laurentiis.

 Këtu kam gjetur një ekip të freskët, me lojtarë të rinj në dispozicion. Kemi qenë në gjendje për të punuar shumë mirë, pa probleme”.

Sport Ancelotti cavani Di Laurentiis Napoli Serie A