Sport14 Shtator 2018, 21:02

“Ancelotti më i miri në Itali”, – këtë e thotë një rival direkt

Shkruar nga Pamfleti
“Ancelotti më i miri në Itali”, – këtë e

Ish-tekniku i Inter, tashmë në krye të pankinës së Fiorentinës, Stefano Pioli e ka quajtur kolegun e tij,  Carlo Ancelotti “trajnerin më të mirë italian”, bashkë me atë të Juventusit, Max Allegri, madje edhe “një prej më të mirëve në botë”.

“Që të dyja skuadrat, si ne ashtu edhe ata janë të ndryshme nga një vit më parë. Ata kanë trajnerin më të mirë italian, bashkë me Allegrin, dhe Napoli është gjithmonë një nga skuadrat më të mira në kampionat. Ne duhet të tregohemi të aftë të mbyllim hapësirat.

“Nuk ka asnjë futbollist që ka punuar nën drejtimin e Ancelottit që të thotë qoftë edhe një fjalë të keqe, ai ka fituar gjithçka, në çdo kampionat dhe ai di si ta bëjë një skuadër të luajë futboll. Jam i bindur se ai është një prej trajnerëve më të mirë në botë.

“Unë e kam takuar për herë të parë kur kapja topat pas porte, madje kam veshur edhe këpucët që më pat dhënë ai. Ai ishte edhe një futbollist i shkëlqyer”, deklaroi trajneri Pioli për kundërshtarin e tij të radhës, Ancelotti.

Sport Carlo Ancelotti Fiorentina Napoli