Aktualitet20 Janar 2023, 08:17

Andi Bushati: Dosje e forta që SPAK ka frikë t’i hetojë, as emisionet nuk i diskutojnë

Shkruar nga Pamfleti
Andi Bushati: Dosje e forta që SPAK ka frikë t’i hetojë, as

Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se 2 denoncimet e 3 javëve të fundit të cilat sipas tij SPAK ka frikë t’i hetojë nuk po i interesojnë mediave për ti diskutuar.

Bushati u shpreh se denoncimi i Monika Kryemadhit 3 ditë më parë për inceneratorin e Tiranës apo denoncimi për Bashkinë Tiranë, edhe pse me prova, nuk përbëjnë interes për SPAK dhe as për median.

“Për asnjë nga denocimet sesi vazhdohet të vidhen qytetarët me inceneratorin e Tiranës, apo për tenderat fiktivë në Bashkinë Tiranë nuk hetohet. Për asnjërën nga këto tema SPAK nuk ndërhyn apo të bëhen emision televizive dhe në vend të kësaj merren me Elvis Roshin. Rama është dakord që të merremi me ata që kanë ikur dhe jo me ata që vjedhin sot.

Mëkati jonë si shoqëri dhe si media është se nuk flasim për këta që po na vjedhin sot, po marri, një kufomë si Elvis Roshi dhe e kthejmë si çështje.”, tha Bushati në Euronews Albania.

Ndërsa gazetari Eni Ferhati ka komentuar kritikat për angazhimin e mediave në ndjekjen e çështjeve me rëndësi të drejtësisë.

“Ka pasur një standard të dyfishtë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Kamerat nëpër seanca janë rojtarë të interesit publik. Ëngjëll Agaçi u thirr ditë të premte, në orën 4, në limitet e orarit zyrtar sepse dhe ata e shikojnë deri në çfarë ore qëndron media aty e pranishme.” – sqaroi Ferhati.

Aktualitet Bushati mediat SPAK