Aktualitet 6 Tetor 2022, 07:30

Andi Bushati: Opozita ka vetëm dy rrugë për të rrëzuar Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Andi Bushati: Opozita ka vetëm dy rrugë për të rrëzuar

Analisti Andi Bushati deklaroi se opozita ka dy rrugë në përballjen e saj me kryeministrin Edi Rama.

Bushati tha se opozita ose duhet të zhvillojë protesta të dhunshme, ose të jetë idealiste dhe të bëjë për vete rreth 70% të shqiptarëve.

Sipas tij, nëse gjërat do të vijojnë kështu siç janë, në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do ketë surpriza.

“Për mua, opozita ka dy rrugë. Njëra, është të marrë pushkën në krah. Besoj që nuk është e zonja dhe e aftë ta bëjë këtë, të kalojë deri në protesta të dhunshme. Nuk e shoh që të jetë e aftë ta bëjë këtë. E dyta, duhet të jetë aq idealiste, aq model, aq e moralshme, sa mos të mbledhë 51% të shqiptarëve, por të bëjë për vete 70% të shqiptarëve, në mënyrë që regjimi ta ketë të pamundur të vjedhë dhe të blejë vota.

Nuk e shoh opozitën, as në njërën shinë, as në tjetrën, të jetë e aftë për këtë mision. Prandaj, unë them që nëse gjërat vazhdojnë kështu, nuk do kemi surpriza dhe do kemi prapë zgjedhje të vjedhura dhe të blera nga Rilindja”, tha ai për Euronews Albania.

Aktualitet Andi Bushati opozita Rama