Aktualitet 8 Shtator 2022, 21:48

Andi Bushati: Pse arkitetektët ndërkombëtarë po heqin emrin nga projektet në Tiranë?!

Shkruar nga Pamfleti
Andi Bushati: Pse arkitetektët ndërkombëtarë po heqin emrin

Analisti Andi Bushati deklaroi se arkitektë të huaj kanë hequr emrin e tyre nga projektet dhe kullat që po ndërtohen në Tiranë.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati tha se leja jepet fillimisht për disa kate, e më pas shtohen edhe disa të tjera.

E di që nuk është seriozisht, sepse po të ishte seriozisht, nuk do kishin vendime të Këshillit të Ministrave, që kur oligarkët bëjnë katër pa leje, shpejt aprovojnë që këto katër kate janë me leje. Nuk do kishim vendime të atilla si ajo e syrit të Tiranës, ka një histori që prej majit të vitit të kaluar, Rama bën sikur ka vë duart në kokë se i ka ardhur arkitekti i huaj.

Rama ka një vit që këta arkitektët e huaj, Vilin Mask, Katamonpo heqin emrat nga veprat dhe kullat që po ndërtojnë oligarkët. Projektojnë pallate me 7 kate që iu gdhihen 17 kate. Sado të etur të jenë për para, ata kanë një reputacion ndërkombëtar”, nënvizoi analisti.

Aktualitet Bushati pallate