Aktualitet24 Janar 2023, 07:56

Andi Bushati: Sali Berisha bëri gjithçka që 21 Janari të mos hetohej!

Shkruar nga Pamfleti
Andi Bushati: Sali Berisha bëri gjithçka që 21 Janari të

Analisti Andi Bushati thotë se Sali Berisha bëri gjithçka që ngjarja e 21 janarit të mos hetohej, duke u shpallur publikisht fajtor për vrasjen e 4 qytetarëve.

Sipas Bushatit, mënyra e vetme që do ta shfajësonte Berishën nga kjo ngjarje ishte të linte çdo hapësirë që kjo ngjarje të hetohej plotësisht.

“Vetëm një dorë e vetme mund ta bënte gjithë atë mekanizëm alibish, mbrojtje mediatike që ngjarja të mos zbardhej. Mbaj mend që në darkë të gjithë bënim atë pyetjen: çfarë interesi kishte Berisha, se vetëm dëm i bënte.

Ditën tjetër kam bërë një shkrim ku kam shkruar se Berisha kishte vetëm një mundësi që të shfajësohej; të linte çdo hapësirë që ngjarja të hetohej, nga ajo ditë ai bëri krejt të kundërtën; krijoi çdo barrierë që ngjarja të mos hetohej. Një njëri që nuk është i interesuar që ngjarja të hetohet, publikisht shpallet vetë fajtor dhe merr përgjegjësitë e ngjarjes”, tha Bushati në emisionin “Now”.

Më 21 janar të 2011 mbetën të vrarë katër protestues të opozitës (PS) gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt.

Aktualitet 21 Janari Andi Bushati Berisha