Bota30 Shtator 2022, 15:10

Aneksimi i 4 rajoneve, Putin nuk ndal sulmet: Perëndimorët na trajtojnë si tufë skllevërish, shohin vetëm interesat e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Rusia ka shpallur sot aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë. Në fjalën e tij, Putini ka sulmuar fort Perëndimin.

Ai tha se rezultatet e referendumeve janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan. Nga ana tjetër ai ka sulmuar dhe Perëndimin.

“Perëndimi dëshiron të marrë nën kontroll Rusinë me monedhat e saj të reja dhe zhvillimet teknologjike. Perëndimi po përpiqet të anulojë kulturën e Rusisë. Perëndimit nuk i intereson, ata duan fitimin e tyre. Ata janë të shqetësuar që ekziston një vend kaq i pasur”, tha ai duke treguar për mineralet e mëdha dhe burimet e tjera të Rusisë.

Putin e përshkruaji Perëndimin si “lakmitar”, duke thënë se dëshiron që Rusia të jetë “kolonia” e tij. Kjo është arsyeja pse, vazhdon ai, Perëndimi po bën një “luftë hibride” kundër Rusisë.

“Ata nuk duan të na shohin një shoqëri të lirë. Ata duan të na shohin si një turmë skllevërish,” pohoi Putin.

Bota lufta aneksimi Putin