alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Anët e errëta” të Ani Dyrmishit, krye-këshilltari i Durrësit, që ka bërë kërdinë në Hipotekë, FSDKSH e Hekurudhë

07/12/2020, 11:18
ne Kryesore
A A
“Anët e errëta” të Ani Dyrmishit, krye-këshilltari i Durrësit, që ka bërë kërdinë në Hipotekë, FSDKSH e Hekurudhë

“Anët e errëta” të Ani Dyrmishit, krye-këshilltari i Durrësit, që ka bërë kërdinë në Hipotekë, FSDKSH e Hekurudhë

Gjatë 2 viteve drejtor në Hekurudhë, 6.5 miliardë lekë të zhdukura/ Për aq kohë, sa Vangjush Dako të jetë i lirë e Edi Rama të jetë në pushtet, nuk ka dhe nuk do ketë asnjë ndëshkim, për këtë drejtues, i dërguar 3 herë në prokurori për abuzime të rënda fiannciare e lidhje me grupe kriminale; madje vetë kryeministri Rama e futi në listën e zezë si “Drejtor KÇK” i Hipotekës Durrës dhe e shkarkoi, por 6 muaj më vonë e riktheu paralelisht, në dy poste ku qarkullojnë miliarda, licensa e pasuri të shumta

Prej 16 muajsh, Këshillin Bashkiak të Durrësit e drejton Ani Dyrmishi, ekzemplar i mirënjohur i “Rilidnjes” në këtë qytet; jo për “intelektualizëm”, por për aferat e shumta korruptive, që ka bërë si drejtues insticionesh e shërbimesh publike.


-Lexo edhe:

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

“Plakun e Pavarësisë e vranë sepse nuk ju bind italianëve”, Ben Blushi rrëfen bisedën me nipin e Ismail Qemalit

Emri i tij, u fut në listën e zezë të Ramës, si “Drejtor KÇK i Hipotekës Durrës” dhe pas 2 ditësh u shkarkua, paçka se çdo firmë regjistrimi prone, Dyrmishi e vendoste ose jo, vetëm me lista preferenciale e urdhër të Vangjush Dakos.

Por si me “magji”, 6 muaj pasi Rama e shkarkoi nga hipoteka dhe e përjashtoi nga administrata publike; më 5 dhjetor 2017, vetë Rama e promovoi në media si “intelektual e drejtues të ndershëm” dhe e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Hekurudhës.

Ndërsa pas këtij emërimi, u caktua zv/drejtues politik i Qarkut-Durrës ne grupin “Dako” e më 30 qershor 2019, u emërua kryetar i Këshillit Bashkiak-Durrës, në vend të ish-kryetarit A.R., i dënuar 2 muaj burg për vjedhje energjie elektrike.

Ku e gjen “fuqinë” Ani Dyrmishi, që detyron edhe kryeministrin, t’i japë poste qeverie e pushteti lokal, pasi e ka larguar publikisht për krim pronash në hipotekë?

Ka dy fakte antiligjore:

– Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Ani Dyrmishi, duhej të mos mandatohej në këtë detyrë, për shkak se ka qenë pjesë drejtuese e disa bizneseve, me pronarë që kanë probleme të rënda me drejtësinë; dhe është ende nën hetim, për 3 dosje korrupsioni e sipas ligjit të dekriminalizimit, i ndalohet të jetë drejtues  pushteti.

– Ky drejtues, sot duhej ishte para drejtësisë, jo pse në vetëdeklarimin e tij, po fsheh universitetin ku thotë se është diplomuar “Jurist” apo vitin e diplomimit e 7 vite punë “enigmë”, por për zullumet e bëra në tre detyrat shtetërore prej 2013-ës e deri sot.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Dosja e fundit hetimore është hapur 1 vit më parë, me kallëzim të KLSH, për korrupsionin dhe vjedhjet e shumta financiare në Hekurudhë, gjatë periudhës 1 janar 2018-30 maj 2019, bërë me firmë e vulë nga drejtori Ani Dyrmishi.

Referuar raportit të auditit dhe dosjes hetimore, rezulton se në Hekurudhë, me urdhër të drejtorit Dyrmishi, janë vjedhur 6.4 miliardë lekë të reja, financime nga buxheti i shtetit e të ardhura; konkretisht në këto vlera financiare:

– Në 6 muajt janar- maj 2019, drejtori  i Hekurudhës, Ani Dyrmishi, ka sajuar e firmosur borxh fiktiv me të tretët, në vlerën 1 miliardë, 895 milionë e 812 mijë lekë, për gjoja blerje mallrash e pajisjesh dhe kryerje shërbimesh, të cilat nuk janë bërë faktikisht.

– Drejtori Ani Dyrmishi, ka firmosur (pranuar) heqjen dorë nga çështja gjyqësore e dëmshpërblimit në favor të Hekurudhës, për 14 milionë, 223 mijë e 134 lekë borxh, që i kanë firmat private.

– Ka hequr dorë nga çështjet në Gjykatën e Apelit-Durrës, duke u pushuar 7 dosje gjyqësore për detyrime nga privatët, më humbje për Hekurudhën në vlerën 3 miliardë, 934 milionë, 183 mijë e 493 lekë të reja.

Me urdhër të drejtorit Ani Dyrmishi, nuk është ankimuar vendimi Gjykatës Durrës, për vlerën 44 milionë, 321 mijë e 985 lekë të reja borxh nga firmat private; mbasi këto (sipas KLSH) janë zhdukur me kontrata e letra false, nga drejtori paradhës i LSI.

– Për vitin 2018, Hekurdha ka krijuar 382 milionë, 798 mijë e 300 lekë të reja borxhe, të marra nga subjekte private, por nuk ka projekte, preventiv e letra zyrtare, se për çfarë e në cilët sektorë janë përdorur.

Pyetje, me përgjigje në vijim: – Çfarë batërdie, ka bërë drejtori Ani Dyrmishi, gjatë 15 muajve drejtues në Hipotekën-Durës; në 2 vite e gjysëm Drejtor i Fondit të Ilaçeve dhe gjatë 1 viti, në krye të Këshillit Bashkiak-Durrës, me fondet e rindërtimit: qira e riparim banesash./Pamfleti

hairy women


smile
Lajmi Tjeter

“Ka dhënë çmim të ulët”, Veliaj e përjashton kompaninë nga gara. Fituese del ajo me ofertën marramendëse

Basha ‘zhvendoset’ në një fasoneri në Lezhë: Mungesa e mbështetjes, shkak për shkarkimin e punonjësve nga puna

Basha ‘zhvendoset’ në një fasoneri në Lezhë: Mungesa e mbështetjes, shkak për shkarkimin e punonjësve nga puna

Lajmi i Dites

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

03/02/2023, 11:06

Lajmet e fundit

“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

04/02/2023, 16:10

“Paratë ishin në krevatin e Alda Klosit, mbuluar me batanije”, Klodiana Lala zbulon detaje nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi

04/02/2023, 15:55
Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

04/02/2023, 15:47

Kishte krijuar një skemë për të vjedhur bankomatet, arrestohet shqiptari në Itali

04/02/2023, 15:45

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

04/02/2023, 15:38

Mediu, Shkëlzeni, Jamarbri dhe Meta në dyert e SPAK, Sali Berisha kërkon zhbërjen e reformës në drejtësi, e shpall akt korrupsioni të SHBA-BE

04/02/2023, 15:33

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In