alb
alb
Online Media
  • Kreu
  • Aktualitet
    Telefonatat dhe bisedat në WhatsApp të zyrtarëve e bosëve të krimit do monitorohen; SPAK 'ndez' pajisjen e përgjimit

    Telefonatat dhe bisedat në WhatsApp të zyrtarëve e bosëve të krimit do monitorohen; SPAK ‘ndez’ pajisjen e përgjimit

    Nga LSI tek PS, Pipero gënjen paturpësisht: Nuk kam përkatësi partiake

    SHÇBA zbardh plagosjen e 3-fishtë në Mamurras/ Jep detajet si nisi ngjarja: Policët tentuan të kontrollojnë një lokal

    ‘’Shifrat reale të Covid-29, disa herë më të larta se ato të raportuarat’’, mjeku Alimehmeti: Jemi shumë larg imunitetit të tufës

    ‘’Shifrat reale të Covid-19, disa herë më të larta se ato të raportuara’’, mjeku Alimehmeti: Jemi shumë larg imunitetit të tufës

  • Anti-Mafia
    Babloku e Rroku përlajnë edhe 4.6 milionë Euro shtesë në rrugën Kardhiq-Delvinë; janë bërë punime të “paparashikuara”

    Pallate, vila, zyra dhe çanta me para, pasuria e 'çmendur' e Arben Ahemtajt, që këto ditë ka lënë fumturimet me charter dhe kërkon vota në Tiranë 

    Pallate, vila, zyra dhe çanta me para, pasuria e ‘çmendur’ e Arben Ahmetajt, që këto ditë ka lënë fumturimet me charter dhe kërkon vota në Tiranë

    Skuadra speciale rrethon 15 baza të Ilir Metës, thasë me para janë gati për t’u shpërndarë për blerje votash, priten arrestime

    Luan Daci i Veting u dënua me 6 muaj burg; por KPA, Kuvendi e Garda nuk po ia heqin mandatin, pagën, zyrën, rojet e makinën

  • Politike
    “Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”/ Sekretari i UÇK- Metës: Familja jote lufton për pushtet, jo për liri!

    Basha në familjen e zhgënjyer socialiste: Do i japim zgjidhje ‘ngërçit’ të legalizimeve!

    Lufta e Vlorës egërsohet edhe brenda “tepsisë” së PS; rebelohen 6 kandidatë, luftojnë për vota personale (emrat)

    Abuzimi me kreditë e buta/ Deputetët që përfituan si të pastrehë, morën kredi e më pas blenë vila (video)

  • Bota
    Përplasje në Lindjen e Mesme/ Irani do të rifillojë pasurimin e uraniumit, Izraeli betohet të mos e lejojë krijimin e bombës bërthamore

    Izraeli një hap para botës, shumë shpejt mund të arrijë imunitetin e tufës

    Deklarata e bujshme e virologut që më pas u tërhoq, konfuzion mbi efektshmërinë e vaksinave kineze

    Qeveria gjermane miraton masa të njësuara kundër Covid-19 në të gjithë vendin

  • Kosova
    Prapaskenat e planit slloven që ndan kufijtë e Ballkanit: Rikthehet projekti Thaçi-Vuçiç

    Covid-19 në Kosovë/ Nis sot vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e kujdesit dhe i pacientëve në dializë

    Emra të rinj, qëndrime të vjetra/ Raporti për Kosovën në OKB

    Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

    Varhelyi letër Albin Kurtit: Duhet rinisje e shpejtë e dialogut Kosovë-Serbi

  • Kronike
    Përplasja me armë në Mamurras; arrestohet oficeri i policisë, plagosi kolegët në tentativë për të ndaluar disa persona (Emri)

    Foto ilustruese

    Aksidentoi për vdekje 54-vjeçarin në aksin Tiranë-Ndroq, policia në ndjekje të autorit

    Aksident në Prrenjas/ Plagosen disa persona, një grua në gjendje të rëndë

    Sherri për pronën; qëlluan për vdekje fqinjin 50-vjeçar, njëri nga autorët arratiset drejt pyllit (Emrat)

  • Lifestyle

    Vidhet lepuri më i madh në botë, pronari apel: Ju lutem kthejeni, nuk shumon dot më

    Prifti dashurohet dhe heq dorë nga detyrat kishtare, historia e Don Riccardo-s

    Ditë me fat për këtë shenjë të Horoskopit

    Horoskopi i datës 14 prill 2021, ja si do jetë kjo e mërkurë

  • Showbiz

    Flet djali i videos me Tean: Unë e dua dhe ajo më do mua dhe telefonin e saj

    Sa ishte pasuria e Princit Filip dhe kush pritet ta trashëgojë atë

    Bebe Rexha shënon një tjetër sukses, vajza nga Dibra drejt majave

    Jo vetëm shtatzania, Meghan Markle ka patur edhe një arsye tjetër pse nuk udhëtoi drejt Backingam Palace

  • Sport
    Nuk ka remuntada! Bajerni merr valixhet dhe kthehet në Gjermani, PSG në katërshen më të mirë. Çelsi kualifikohet me humbje

    Përfundojnë pjesët e para/ Çupo Moting “mban gjallë” Bajernin, traversa dhe shtylla ndalin PSG-në, paqe në Londër (Video)

    Sistemi VAR ende në pritje në Shqipëri, Sokol Jareci: Jemi në gjysmën e punës, ja kur fillojmë provat

    Dyshime për trukim, Prokuroria e Kosovës nis hetimet: Kemi marrë informata për kurdisje ose manipulim ndeshjesh

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Aktualitet

Anëtar i përkohshëm i GJKKO-së, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e dosjes së famshme ‘339’

18/01/2021
neAktualitet
Anëtar i përkohshëm i GJKKO-së, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e dosjes së famshme '339'

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkon nga detyra gjyqtarin e përkohshëm të SPAK, Bib Ndreca. Procesi i rivlerësimit ndaj tij u krye nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Posatshme Bib Ndreca, i cili ka qenë pjesë e gjykimit të dosjes së famshme 339.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

Telefonatat dhe bisedat në WhatsApp të zyrtarëve e bosëve të krimit do monitorohen; SPAK ‘ndez’ pajisjen e përgjimit

Nga LSI tek PS, Pipero gënjen paturpësisht: Nuk kam përkatësi partiake

Gjyqtari Bib Ndreca ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tropojës. Në vitin 2013, Ndreca është emëruar kryetar i Gjykatës së Pukës, ndërsa në vitin 2015 është dekretuar si anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ndreca ishte aktualisht gjyqtar i përkohshëm në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për një emërim të përhershëm, atij i duhej të kalonte me sukses procesin e vetingut.

Çfarë ndodhi në seancën dëgjimore dhe problemet me pasurinë

Ndryshe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI që nuk kishte gjetur probleme në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit Bib Ndreca, Komisioni identifikoi disa gjetje për të cilat i ishte kaluar barrë prove.

Në seancë u evidentuan pasaktësi në deklarimin e tre ngastrave tokë-arë në Fushë-Mamurras për të cilat gjyqtari Ndreca ka pasqyruar si burim krijimi të ardhurat e vëllezërve nga emigracioni dhe një aktivitet.

Relatorja Qirko shpjegoi se në këto sipërfaqe toke fillimisht kanë qenë në bashkëpronësi të vëllezërve Ndreca dhe se në vitin 2011 është kryer përpjesëtimi i pjesëve takuese në mënyrë të barabartë për secilin.

Gjithashtu, në këto sipërfaqe toke janë ndërtuar një stallë për derra, një maternitet po për këtë specie dhe një mulli. Qirko tha se në deklaratën veting, Ndreca ka shënuar tokë-arë, truall dhe ndërtesë.

Komisioni konstaton se vëllezërit e gjyqtarit Ndreca nuk kanë pasur mundësi për kryerjen e këtyre investimeve.

Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore gjyqtari Bib Ndreca kërkoi rishikimin e analizës financiare. Ai e konsideroi të pabazuar përfshirjen e tij si investitor në blerjen e ngastrave të tokës dhe investimet e kryera, duke sqaruar se në atë periudhë kishte qenë student; se nuk kishte pasur asnjë kontribut financiar dhe për pasojë këto pasuri nuk kishin asnjë lidhje me aktivitetin e tij si gjyqtar.

Sipas Ndrecës, në vitet 2004 dhe 2005 ishte bërë bashkëpronar i tokës. Ai tha se në vitin 2007 vëllezërit kishin nisur të kryenin investimet dhe në vitin 2008 kishin marrë një kredi duke vendosur tokën si kolateral. “Vetëm në vitin 2011 banka e lejoi përpjesëtimin e pasurisë. Unë përfitova vetëm tokë bujqësore. Nuk kam investuar as 10 lekë të vjetra në pjesën takuese të tokës bujqësore. Përllogaritja si aset e pasurisë së vëllezërve është gabim dhe duhet të korrigjohet”, kërkoi ai.

Ndreca këmbënguli se vëllezërit e tij kishin pasur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e tokave dhe kryerjen e investimeve. Ai shpjegoi se deri në vitin 1998 emigrantëve nuk u jepej leje qëndrimi në shtetin grek. “Ju kam sjellë lejen e qëndrimit për një prej vëllezërve për periudhën 1998-2001. Gjithashtu ju kam sjellë fatura se vëllai ka përfituar 1.5 milionë dhrahmi gjatë viteve 1966 dhe 1997”, pohoi Ndreca.

Ai shtoi se vëllai i madh kishte paguar taksa që prej vitit 2003 kur ishte regjistruar si person fizik. Ndreca renditi disa derdhje që ishin kryer për llogari të vëllait, përkatësisht tre në vitin 2004, nga të cilat dy në vlerat 1.3 milionë lekë dhe një në shumën 165 mijë lekë. Gjithashtu, Ndreca tha se në vitin 2000 në llogarinë e vëllait kishin mbërritur 10 mijë marka gjermane dhe se ai kishte kryer tërheqje në vitin 2003 në vlerën 10 mijë euro.

“Vëllezërit kanë pasur mundësi për të blerë tokat dhe për të kryer investimet. Unë kam kontribut zero lekë. Kontributi im është social pasi jetoja me prindërit”, shpjegoi Ndreca dhe shtoi se kishte gjetur e dorëzuar dosjen për ndërtimin e stallës dhe maternitetit për mbarështimin e derrave.

Relatorja Pamela Qirko konstatoi të fund të seancës dëgjimore se ishte e paqartë se si një familjar bëhej bashkëpronar pa dhënë asnjë kontribut. “Risqaroj se në vitet 2004 dhe 2005 kam qenë student dhe vëllezërit kishin punuar si emigrant në Greqi. Sipas rregullave zakonore, e gjithë pasuria që përfitohet kur anëtarët e një familje janë bashkë, ndahet në mënyrë të barabartë. Gjithashtu, ka të bëjë edhe me marrëdhëniet funksionale mes meje dhe vëllezërve”, pohoi Ndreca.

Ndreca u pyet gjatë seancës dëgjimore edhe për një automjet tip Benz me vlerë 12 mijë euro të dhuruar nga vëllai i madh në fillim të vitit 2009, dy javë pasi ai kishte nisur detyrën si gjyqtar. Qirko tha se subjekti e ka shitur këtë makinë disa vite më vonë në vlerën 1.2 milionë lekë. Si burim krijimi të kësaj pasurie, Ndreca ka deklaruar të ardhurat e vëllait të madh nga aktiviteti i tij privat.

Sipas Komisionit, vëllai i gjyqtarit Ndreca, Sh.N., nuk ka pasur burime të ligjshme në vitin 2008 për të blerë makinën 12 mijë euro.

Ndreca deklaroi se automjeti i ishte dhuruar nga vëllai dy javë pasi kishte nisur punën si gjyqtar. Ai kërkoi që kjo pasuri të konsiderohej edhe si e ardhur në analizën financiare. “Bie në kundërshtim me vlerësimin për autoveturën tip Smart që është konsideruar edhe si aset, edhe si e ardhur – ndërsa autovetura tip Benz është vlerësuar vetëm si aset, domethënë si shpenzim”, pohoi Ndreca.

Ai shtoi se balanca negative -1 milion e 190 mijë lekë e konkluduar nga KPK për vitin 2009 nuk qëndronte, pasi autovetura tip Benz ishte vlerësuar si shpenzim. Ndreca deklaroi se, sipas përllogaritjes së ekspertit të pajtuar prej tij, në vitin 2009 rezultonte me balancë pozitive në vlerën 502 mijë lekë.

Relatorja Qirko e pyeti se cila ishte arsyeja që vëllai i kishte dhuruar një mjet luksoz që e kishte blerë 12 mijë euro kur ai ishte në stazh dhe jepte vendime në emër të Republikës së Shqipërisë. Ndreca deklaroi se në kohën kur është blerë mjeti prej vëllait, ishte në stazh pasiv dhe se nuk jepte vendime.

Komisioni evidenton probleme edhe për blerjen e të drejtës reale të një apartamenti 84 m2 në Tiranë në vitin 2012 kundrejt vlerës 40 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, Ndreca ka deklaruar një hua të marrë nga vëllai, 5 mijë euro kursime dhe një kredi.

Nga hetimi administrativ, ka rezultuar se Ndreca ka blerë të drejtën reale për këtë pasuri nga porositësi i parë Sh.A. . Ky i fundit e ka porositur apartamentin në fjalë në vitin 2007, ndërsa në vitin 2012 është lidhur kontrata për kalimin e të drejtave reale tek gjyqtari Ndreca, kundrejt vlerës 40 mijë euro të paguar jashtë zyrës noteriale.

Deri në momentin e kalimit të të drejtave reale për këtë pasuri, faturat e energjisë dhe të ujit kanë qenë në emër të xhaxhait të porositësit të parë. Ndreca ka dorëzuar edhe një deklaratë noteriale të xhaxhait të porositësit të parë të apartamentit, ku thuhet se subjekti i’a ka dhënë atij në dorë vlerën 40 mijë euro.

Ndërkohë, nga verifikimi i TIMS ka rezultuar se ditën e nënshkrimit të kontratës tripalëshe për kalimin e të drejtave reale, porositësi i parë, Sh.A., nuk ka qenë në Shqipëri. “Ka shkelje etike dhe dyshime për ligjshmërinë juridike të kësaj kontrate”, tha Qirko e cila shtoi se subjekti ka dorëzuar shpjegime dhe dokumente për të provuar se Sh.A. kishte qenë në Shqipëri ditën e nënshkrimit të kontratës.

Në fjalën e tij, Ndreca shpjegoi se Sh.A. kishte qenë i pranishëm në nënshkrimin e kontratës. Ai shtoi se Sh.A. është laborant-dentist dhe se udhëton shpesh në Kosovë për të marrë produktet që i nevojiten për profesionin që ushtron.

Ndreca pohoi se kishte vendosur së fundmi në dispozicion të Komisionit disa kartela për punimet e kryera në Shqipëri nga Sh.A., po në datën që ishte nënshkruar kontrata. “Madje ka kryer edhe ndërhyrje kiurgjikale”, tha Ndreca duke fajësuar pikat kufitare për gabimet që kryjnë ndonjëherë në sistemin TIMS për shkak të ngarkesës, kur sipas tij ka raste kur regjistrohet dalja dhe jo hyrja. Ai shtoi se shumën 40 mijë euro ja kishte lënë xhaxhait të Sh.A, pasi ky i fundit ja kishte lënë atij menaxhimin e apartamentit pasi nuk kishte kohë të kujdesej vetë.

Sipas KPK, Ndreca ka qenë në pamundësi financiare për të kursyer vlerën 5 mijë euro të deklaruar si një prej burimeve për blerjen e të drejtës reale mbi apartamentin në Tiranë. Ndreca tha se gjatë dasmës i ishin dhuruar rreth 500 mijë lekë dhe se këtë vlerë e kishte pasqyruar edhe në deklaratën periodike.

Komisioni ka hetuar për mundësinë e vëllait të Ndrecës për dhënien e huasë 5.5 milionë lekë në vitin 2012. Si burim krjimi të kësaj vlere gjyqtari Ndreca ka deklaruar të ardhurat e vëllait në cilësinë e ortakut të biznesit që zotëron, si edhe nga një overdraft që ka marrë kompania e tij. Nga analiza financiare e KPK ka rezultuar se vëllai i subjektit nuk ka patur burime të ligjshme për dhënien e kësaj huaje, ndërkohë që nuk është konsideruar marrja e overdraftit.

KPK i ka kaluar Ndrecës barrën e provës për mungesën financiare të vëllait për dhënien e huasë 5.5 milionë lekë.

Ndreca shpjegoi se nuk kishte arritur të merrte kredi në kohën kur kishte rëndë dakord për të blerë të drejtën reale të apartamentit, pasi nuk kishte kolateral. Sipas tij, në këto kushte kishte marrë huanë 5.5 milionë lekë nga vëllai. Ai këmbënguli se shoqëria që administrohej nga vëllai kishte marrë overdraft dhe mund ta përdorte kur të donte.

Bazuar në konkluzionet e arritura nga audituesi ligjor, Ndreca tha se vëllai i tij, sipas librave të shitjes për periudhën janar-maj 2012, kishte pasur 6.7 milionë lekë arkëtime dhe 1 milion e 350 mijë lekë të përfituara nga TVSH. Ai tha se vlera totale e përfituar nga vëllai për këtë periudhë kishte qenë rreth 8.1 milionë lekë nga të cilat 7 ishin depozituar në arkën e shoqërisë dhe pjesa tjetër në bankë.

“Si përfundim…, kam marrë nga vëllai 5.5 milionë lekë hua që ai i ka përfituar nga aktiviteti i ligjshëm që zotëron dhe njëkohësisht kanë pasur një overdraft që mund ta tërhiqnin kur të donin gjendjen”, deklaroi Ndreca.

Relatorja Qirko i kërkoi Ndrecës të shpjegonte nëse kishte patur ndonjë vendim mes ortakëve të shoqërisë për dhënien e huasë 5.5 milionë lekë. Gjyqtari Ndreca pohoi se kishte dorëzuar dokukmentacion që vërtetonte se në kohën kur ishte dhënë huaja, vetëm një prej vëllezërve ishte ortak, ndërsa tjetri ishte administrator, në cilësinë e të punësuarit. “Nëse është ulur vëllai me veten e tij për të marrë vendim, nuk di të them”, pohoi Ndreca.

Anëtarja e trupit gjykues, Etleda Çiftja e pyeti nëse vëllai ja kishte dhënë vlerën nga depozita bankare apo gjendja cash. “Ka qenë nga likujditeti i arkës”, pohoi Ndreca.

Për një autoveturë tip Smart të blerë për vlerën 2800 euro nga bashkëshortja e Ndrecës në vitin 2011, Komisioni konstaton se nuk është vërtetuar ligjshmëria e një prej burimeve financiare të deklaruara. Si burim krijimi për këtë pasuri, Ndreca ka deklaruar një dhuratë nga vëllai i tij në shumën 1000 euro që ka rezultuar e justifikuar, ndërsa vlera 1800 euro e dhuruar nga vëllai i bashkëshortes nuk është vërtetuar nga burime të ligjshme.

Ndreca shpjegoi se kishte sjellë dokumentacion ligjor nga institucionet e shtetit Italian, me vulë apostile, që sipas tij vërteton së vëllai i bashkëshortes ka pasur të ardhura në vlerën 15.971 euro gjatë vitit 2011.

Një tjetër pasuri e deklaruar nga Ndreca ka qenë edhe një sipërfaqe trualli dhe një ndërtesë në fshatin Petoq të Mirditës, me pjesë takuese 1/6-ën. Sipas Komisioni, toka ku është ndërtuar banesa është përfituar nga ligji “Për Tokën”.

Ndreca shpjegoi se babai e kishte fituar tokën-truall në vitin 1991 dhe se objekti kishte nisur të ndërtohej në vitin 1920 nga gjyshi i tij dhe ishte përfunduar në vitin 1964. Sipas subjektit, ndërtesa ishte braktisur që prej vitit 1997 dhe se tashmë ishte amortizuar krejtësisht.

Komisioni nuk identifikoi probleme për disa hua dhe dhurime që kanë shërbyer për kurimin e bashkëshortes së gjyqtarit Ndreca. Gjatë seancës dëgjimore ai sqaroi se kishte sjellë dokumente edhe për të ardhurat e një kolegeje që i kishte dhënë hua vlerë 300 mijë lekë. Ndreca theksoi se kolegia që i kishte dhënë hua ishte konfirmuar në detyrë nga KPK.

Gjyqtari Bib Ndreca u vlerësua pozitivisht për pastërinë e figurës dhe profesionalizmin.

Në fund të fjalës së tij, Ndreca tha se u qëndronte të gjithë parashtrimeve. “Ritheksoj se, pavarësisht se si duken disa numra pasurie apo pasaktësi, deklaroj me përgjegjësi ligjore se pasuria ime përbëhet nga një kredi për banesë 84 m2 në periferi të Tiranës për të cilën do të paguaj këstet deri në vitin 2032; tokë bujqësore dhe një hua të marra për arsye shëndetësore… . Këto kam. Në bindjen time kam arritur nivel të besueshëm dhe kërkoj konfirmimin në detyrë”, pohoi gjyqtari Ndreca.

14 Apr 2021, 8:12 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

128,752 Raste
2,326 Vdekje
98,903 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

Telefonatat dhe bisedat në WhatsApp të zyrtarëve e bosëve të krimit do monitorohen; SPAK 'ndez' pajisjen e përgjimit

Telefonatat dhe bisedat në WhatsApp të zyrtarëve e bosëve të krimit do monitorohen; SPAK ‘ndez’ pajisjen e përgjimit

April 14, 2021
Nga LSI tek PS, Pipero gënjen paturpësisht: Nuk kam përkatësi partiake

Nga LSI tek PS, Pipero gënjen paturpësisht: Nuk kam përkatësi partiake

April 14, 2021
SHÇBA zbardh plagosjen e 3-fishtë në Mamurras/ Jep detajet si nisi ngjarja: Policët tentuan të kontrollojnë një lokal

SHÇBA zbardh plagosjen e 3-fishtë në Mamurras/ Jep detajet si nisi ngjarja: Policët tentuan të kontrollojnë një lokal

April 14, 2021
‘’Shifrat reale të Covid-29, disa herë më të larta se ato të raportuarat’’, mjeku Alimehmeti: Jemi shumë larg imunitetit të tufës

‘’Shifrat reale të Covid-19, disa herë më të larta se ato të raportuara’’, mjeku Alimehmeti: Jemi shumë larg imunitetit të tufës

April 14, 2021
Baton Haxhiu del kundër aktorit Leonardo Di Caprio: Ai nuk mundet të flasë për Vjosën

100 euro në ditë/ Qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro gjatë fundjavës në Shqipëri

Lajmi Tjeter

Ja si dukej dikur Dhurata Dora, do e njihnit?

Zgjedhjet e 25 prillit, PD zgjedh pedagogun e njohur si drejtuesi politik për Lezhën

Lajmi i Dites

Fotot e ambasadores Yuri Kim që xhindosën Ilir Metën

April 13, 2021

Sondazh

Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit?

You have already voted in the poll.

Votat

Lajmet e fundit

Vidhet lepuri më i madh në botë, pronari apel: Ju lutem kthejeni, nuk shumon dot më

April 14, 2021
Prapaskenat e planit slloven që ndan kufijtë e Ballkanit: Rikthehet projekti Thaçi-Vuçiç

Prapaskenat e planit slloven që ndan kufijtë e Ballkanit: Rikthehet projekti Thaçi-Vuçiç

April 14, 2021
“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”/ Sekretari i UÇK- Metës: Familja jote lufton për pushtet, jo për liri!

“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”/ Sekretari i UÇK- Metës: Familja jote lufton për pushtet, jo për liri!

April 14, 2021
Përplasje në Lindjen e Mesme/ Irani do të rifillojë pasurimin e uraniumit, Izraeli betohet të mos e lejojë krijimin e bombës bërthamore

Përplasje në Lindjen e Mesme/ Irani do të rifillojë pasurimin e uraniumit, Izraeli betohet të mos e lejojë krijimin e bombës bërthamore

April 14, 2021
Covid-19 në Kosovë/ Nis sot vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e kujdesit dhe i pacientëve në dializë

Covid-19 në Kosovë/ Nis sot vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e kujdesit dhe i pacientëve në dializë

April 14, 2021

Flet djali i videos me Tean: Unë e dua dhe ajo më do mua dhe telefonin e saj

April 14, 2021
Telefonatat dhe bisedat në WhatsApp të zyrtarëve e bosëve të krimit do monitorohen; SPAK 'ndez' pajisjen e përgjimit

Telefonatat dhe bisedat në WhatsApp të zyrtarëve e bosëve të krimit do monitorohen; SPAK ‘ndez’ pajisjen e përgjimit

April 14, 2021
Basha në familjen e zhgënjyer socialiste: Do i japim zgjidhje ‘ngërçit’ të legalizimeve!

Basha në familjen e zhgënjyer socialiste: Do i japim zgjidhje ‘ngërçit’ të legalizimeve!

April 14, 2021

Prifti dashurohet dhe heq dorë nga detyrat kishtare, historia e Don Riccardo-s

April 14, 2021
Komisioneri Evropian: Pasaportat Covid do të përdoren nga fundi i qershorit deri në fund të pandemisë

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 64.4k Fans
  • 117.5k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media