Politike17 Maj 2022, 13:36

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, ambasadorja Hastad: Rama më garantoi mbështetje

Shkruar nga Pamfleti
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, ambasadorja Hastad: Rama

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, ambasadorja Hastad: Rama më garantoi mbështetje

Ambasadorja suedeze në Tiranë, Elsa Hastad, mbajti këtë të martë një konferencë për media në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Në fjalën e saj ajo theksoi se vendimi i Stockholmit për tu anëtarësuar në aleancën euroatlantike vjen si rrjedhojë e sfidave të sigurisë të krijuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës. Vendimi mbështetet nga një shumicë dërrmuese në parlamentin e Suedisë. Ky vendim ka ardhur në kordinimin dhe me qeverinë e Finlandës. T’ju sqaroj disa nga arsyet që kanë çuar në vendim. Sfidat e sigurisë në Evropë kanë ngritur pyetjen si do të mundet Suedia të sigurojë mbrojtjen e saj.

Qeveria e Suedisë krijoi një grup pune për analizimin e mjedisit të sigurisë. Analiza e këtij raporti me bjerrjen e sigurisë pas pushtimit të Ukrainës mbështetet nga të gjitha forcat politike në parlament.

Konkluzioni i këtij raporti se anëtarësimi i Suedisë në NATO, do të krijonte një rol, parandalues në konfliktin në Evropën Veriore. Ky efekt parandalues ka një mbështetje dërrmuese nga parlamenti i Suedisë dhe nga populli.

Si do të kontribuojë Suedia në NATO?

Parlamenti i Suedisë vendosi të rrisë buxhetin për Mbrojtjen në 2% të prodhimit të brendshëm bruto. Suedia do të kontribuojë me kompetencën e lartë teknologjike dhe me njohuritë unike në terrene të vështira si ato alpine dhe nën-ujë. Ne do të jemi një anëtar i besueshëm mbi të cilën vendet e tjera mund të mbështeten”, tha Hastad.

Ajo falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë ndaj shtetit të saj në këtë proces

Dje unë jam takuar me kryeministrin Rama dhe kam qenë në kontakt me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe të dy më kanë garantuar për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Suedisë në këtë proces dhe për këtë ju jemi mirënjohës”, përfundoi ajo.

Politike Edi Rama Elsa Hastad NATO Suedi