Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo nënshkruan një deklaratë të mbështetjes për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe NATO, këtë të shtunën gjatë vizitës së punës së De Croo në Kiev.
Mbështetja e Belgjikës për antarsimin e Ukrainës në NATO dhe BE, u falënderua nga presidenti Ukrainas Zelesky.
“Falënderoj Belgjikën dhe kryeministrin për deklaratën e përbashkët të nënshkruar sot. Ky dokument dëshmon mbështetjen e Belgjikës për lëvizjen tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ne patjetër do të marrim këtë rezultat të rëndësishëm për ne,” tha Zelensky.
Zelensky shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për Belgjikën për “të qenë e gatshme të sigurojë gjeneratorët e nevojshëm të energjisë dhe pajisjet e tjera që tani janë jetike të nevojshme për shoqërinë ukrainase” pas ndërprerjeve të energjisë në Ukrainë pas sulmeve me raketa ruse.
Zelensky vlerësoi gjithashtu ngrirjen e aseteve ruse nga ana e Belgjikës të cilatë kapin shifrat deri në 50 miliardë euro.
“Ne vlerësojmë se Belgjika është lider në vëllimin e aseteve të ngrira ruse – 50 miliardë euro, madje edhe më shumë. Është e rëndësishme që asetet e shtetit terrorist të drejtohen për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga terrori i tij,” tha ai.
Ndërkohë që kryeministri belg, De Croo tha se shpreson që gjeneratorët e energjisë dhe furnizimet e dërguara në Ukrainë për spitalet dhe shkollat do të ofrojnë “rezistencë në këto kohë të vështira”.
Dyshja diskutuan gjithashtu nismën e grurit nga Ukraina dhe Zelensky falënderoi Belgjikën për mbështetjen e hershme të planit.