Bota 1 Qershor 2022, 17:28

Anëtarësimi në NATO, Andersson mesazh Erdogan: Dialogu me Turqinë do të vijojë!

Shkruar nga Pamfleti
Anëtarësimi në NATO, Andersson mesazh Erdogan: Dialogu me

Anëtarësimi në NATO, Andersson mesazh Erdogan: Dialogu me Turqinë do të vijojë!

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson deklaron se dialogu me Turqinë sa i përket anëtarësimit të Suedisë në NATO do të vazhdojë, dhe vendi i saj do të përgjigjet drejtpërdrejt për të zgjidhur çdo “keqkuptim” të mundshëm me Ankaranë.

“Ne kemi pasur diskutime, dialog me Turqinë, dhe ky dialog do të vazhdojë përpara, dhe mezi pres takime të mëtejshme konstruktive së bashku me Turqinë në të ardhmen e afërt“- tha Andersson.

Gjatë një konference për shtyp në Stokholm pas takimit me Shefin e OKB-së, Antonio Guterres, Andersson u shpreh se: “Përgjigjet tona ndaj kërkesave dhe gjithashtu pyetjeve nga Turqia, do t’i marrim drejtpërdrejt me Turqinë dhe gjithashtu sigurisht do të zgjidhim çdo çështje apo keqkuptim që mund të ketë.”

Në takimin me Guterres, palët diskutuan “agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, situatën e sigurisë në Evropë dhe situatën humanitare në Ukrainë.

“Suedia do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë dhe të jetë një mbështetëse e fortë e Ukrainës”- tha Andersson, pasi bota është “dëshmuese e brutalitetit tronditës dhe sulmeve kundër civilëve dhe infrastrukturës civile”. “Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimin e saj dhe unë jam mirënjohëse për qëndrimin e qartë të Sekretarit të Përgjithshëm për këtë.”

Bota antaresimi ne nato gueterres Suedi