Politike24 Mars 2022, 22:23

Anëtarja e Kryesisë së PD kundër Berishës: Një person “non grata” nuk mund të drejtojë partinë

Shkruar nga Pamfleti
Anëtarja e Kryesisë së PD kundër Berishës: Një

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, ka folur lidhur me situatën politike në PD. Godole u shpreh në emisionin “Opinion” se PD po diskuton se si do të nisin negociatat me Komisionin e Rithemelimit.

Duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, Godole tha se një person “non grata” nga SHBA nuk mund të drejtojë Partinë Demokratike.

 “A ka aty vija të kuqe të cilat nuk mund të kalohen? Vijat e kuqe janë aty që e kanë kthyer këtë debat, kanë prodhuar një krizë artificiale në PD, ndërkohë që kriza e vërtetë duhet të ishte kriza e ideve, një krizë për të parë përse PD është larguar nga shinat e saj, nga kursi që ka pasur dhe është kthyer në atë pati që është kthyer që s’është burim frymëzimi. PD ka që nga viti 2013 do kisha thënë, po në veçanti nga Shtatori që merret me krizë artificiale. Kriza artificiale është kriza që u krijua pas momentit të non grata dhe u krijua një krizë në funksion të interesave personale të një personi. Kush është vija e kuqe që nuk duhet të kalohet? Një person non grata nuk mund të jetë në drejtim të Partisë Demokratike”, tha Godole.

Sipas saj, i vetmi që mund të heqë vijat e kuqe është Kuvendi Kombëtar. Kujtojmë se Kuvendi i mbledhur nga Basha i ndaloi Berishës të marrë funksione drejtuese.  “Natyrisht është e drejta e deputetëve që të mendojnë ndryshe. Duhet të mblidhet prapë kuvendi dhe të heqë vijat e kuqe. Vijat e kuqe janë aty, vijat e kuqe janë futur në statutin e partisë, atëherë do mblidhet prapë kuvendi”, tha Godole.

Politike Berisha Jonila Godole PD