Aktualitet 7 Maj 2019, 19:08

“Anija” po mbytet, ministra e drejtorë nisin “zbrazjen e hambarëve”, 4000 tendera në javë, 2100 qira e privatizime n

Shkruar nga Pamfleti

“Anija” po mbytet, ministra e drejtorë nisin “zbrazjen e hambarëve”, 4000 tendera në javë, 2100 qira e privatizime në muaj

Nëse në muajt mars-qershor 2013, Sali Berisha në ikje, dha 287 milionë euro koncesione, shiti e dha në përdorim 870 pasuri lokale e kombëtare me fat 2-30 vjet dhe me 40% të vlerës së tyre reale, në këtë fund pushteti, Edi Rama miratoi vendimin absurd, që zaptuesve oligarkë, familjarë politikanësh e kriminelë, u dhuron e u jep në përdorim me “zero lekë” për 30-99 vjet, afro 450 milionë euro toka, plazhe, pyje, godina e troje në bregdet, në parqe e zona qendrore industriale

Të parët që e ndjejnë “mbytjen” e anijeve, janë “minjtë” brenda tyre, paçka se “kapitenët” nuk e pranojnë, gjë që po ndodh edhe me dy pushtetet qendrore e lokale në Shqipëri, tronditur e asfiksuar, prej krizës politike, qeverisëse, shtetërore e social-ekonomike, që ka mbërthyer vendin, të cilit nuk iu hap dera e BE as këtë qershor.

Edhe në këtë situatë, “minjtë” e qeverisë dhe bashkive, kanë nisur të boshatisin “hambarët”, duke shpallur tendera e koncesione të shumta, bërë për shërbime e investime, por dhe privatizime e dhënie tokash, pyjesh, malesh, objektesh me qira të përshpejtuara, me afat 5-10 vjet.

Sipas një informacioni kofidencial, nga Agjencia e Prokurimeve Publike (APP) dhe Drejtoria e Pronës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomi-Financave, qysh nga java e parë e muajit prill 2019 e në vazhdim, ka një fluks tenderësh me afate të shpejta zhvillimi, shpallur nga ministritë, drejtoritë qendrore e rajonale, bashkitë, agjencitë publike, prefekturat, këshillat e qarqeve dhe inspekoratet shtetërore.

Çdo javë, në Agjencinë e Prokurimeve Publike (APP), depozitohen mesatarisht 4000 kërkesa për shpallje tenderash dhe afro 2100 shpallje në muaj, për privatizime e dhënie me koncesion e qira, të pasurive lokale dhe kombëtare, “çuditërisht”, të gjitha me afate zhvillimi kohore të ngushta, për t’i finalizuar sa më shpejt kontratat.

Vetëm gjatë muajit prill e deri javën e parë të muajit maj 2019, në këtë ofensivë dhe fluks tenderësh, koncesionesh e ankandesh, janë përfshirë 935 institucione, 75 shërbime publike, 51 inspektrate e agjenci, 12 prefektura, 12 këshilla qarqesh, 56 ujësjellësat, drejtoritë spitalore, drejtoritë arsimore, agjencitë shtetërore kulturore, turistike e mjedisore dhe, të 61 bashkitë e vendit.

Aq tërbim e babëzi, vihet re në këto tendera, sa kryeministria, 6 ministri, 23 bashki, 174 drejtori qendrore dhe 36 drejtori rajonale, po bëjnë mobilime zyrash e rikonstruksione, të planifikara për vitet 2021-2023, Ministria e Asimit porosit librat shkollorë, të planifikuar për vitin 2024, ndërsa Policia e Shtetit, po  ble këpucë e uniforma, të planifikuara për vitin 2026.

Ky fluks, ndodh në çdo prag zgjedhjesh vendore e parlamentare, bërë nga çdo pushtet politik majtas, djathas e LSI që qëndron mes tyre, si një “aksion” i drejtuesve qendror e lokal, për të zbrazur “hambarët e anijes” që po mbytet, ose po dorëzohet tek “ushtria” tjetër.

Kjo batërdi, që po boshatisë llogaritë dhe fondet pasurore  e fizike të qeverisë e bashkive, mund të konstatohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike, ku drejtuesit shpallin nga 4-10 tendera në javë, me fonde që i përkasin si si projekte 5-10 viteve në vazhdim, duke futur në lojë firmat private me punime “veresie”, dhe ndodh që pasardhësit, mbeten pa fonde e me miliarda lekë borxhe./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore “Anija” po mbytet 2100 qira e privatizime në muaj 4000 tendera në javë ministra e drejtorë nisin “zbrazjen e hambarëve”