Showbiz19 Dhjetor 2022, 10:40

Animalistja e kërcënon me padi për shkak të një filmimi, Arjola Demiri: Shko matanë gjykatës, atë qen e ushqej unë

Shkruar nga Pamfleti

Animalistja e kërcënon me padi për shkak të një filmimi, Arjola Demiri: Shko matanë gjykatës, atë qen e ushqej unë

Një video e fundit e publikuar nga aktorja e humorit Arjola Demiri, ka nxitur debat të ashpër në rrjet. Konkretisht aktorja ka realizuar një video me vajzën e saj Ale Demiri, të cilën e ka titulluar “I’m moving to Japan mom (Po zhvendosem më Japoni mami)”.

Videoja nis me vajzën e Arjolës e cila thotë që po bën gati gjërat e saj, teksa merr një valixhe dhe fut qenin e saj aty. Më pas ajo merr valixhen, e ndjekur nga Arjola, dhe me qenin në valixhe shkon drejt ashensorit.

Sipas Arjolës gjithçka është në kuadër të shakasë dhe ishte “thjesht një video zbavitëse”, por disa nga ndjekësit e saj nuk mendojnë kështu. Mes komenteve të ndjekësve të saj duke qeshur, vihen re edhe kritika nga disa të tjerë. Kjo për faktin se e kanë futur qenin në valixhe.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe një animaliste, e cila shkruan se do e padisë Arjolën në Gjykatë. Kjo e fundit iu përgjigj publikisht përmes një videoje në Instastory, ku thotë:

“Në këto 10 vite kur nuk ia kisha haberin showbizit edhe nuk kuptoja shumë, isha një shikuese e thjeshtë, e kuptoj protagonizmin që duan të fitojnë ca njerëzi si puna jote e dashur, sepse shqiptarët e kanë zakon: Edhe në gjënë më pozitive, ia gjen bishtin negativitetit. Edhe denoncoje të lutem dhe shko sa më larg, sepse edhe unë në këto momente do të bëj të njëjtën gjë që bën ti. Nëse futesh në punën time, e ke pisk. Nëse ti më bën report edhe unë do të të bëj report. Edhe shko denoncoje, jo ku është Gjykata më e lartë e animalistëve, por edhe përtej kësaj. Ajo është një video funny, pa keqdashje, e ushqej unë edhe vajza ime”

Më tej Arjola ndan edhe disa story që kishte publikuar animalistja, e cila mes të tjerash shkruan: “E keqja më e madhe nuk janë pleqtë që hemojnë kafshët në rrugë, janë njerëzit e famshëm që japin këto mësime të ulëta për view”.

Këtyre story-ve, Arjola iu përgjigjet duke shkruar: “E vetmja abuzuese je ti që po bën kërcënime qesharake. Vazhdo merru me fëmijë, animaliste”.

A post shared by ??????? (@ale_demiri)


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lifestyle #animalistja Arjola Demiri sherr