alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ankimimi i Alibeajt, Gjykata e Apelit “shuplakë” foltores: Sulmet të papranueshme, po ndërhyni në sistemin e drejtësisë

17/05/2022, 14:43
ne Aktualitet, Kryesore, Tirana
A A

Gjykata e Apelit i ka dhënë një shuplakë të fortë Komisionit të Rithemelimit, të cilët pak ditë më parë i kërkuan informacion se pse gjyqtarja Blerina Muça pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt.


-Lexo edhe:

Tjetërsuan pronën në mes të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, dalin emrat kush janë 7 zyrtarët e Kadastrës që u pezulluan nga detyra

Ndryshojë sërish çmimet e karburanteve/ Bordi tallet me qytetarët, i heq 6 lekë naftës dhe ia ngarkon benzinës

Gjykata e Apelit, dënon deklaratat e Rithemelimit, duke i quajtur si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore.

Apelit thotë gjithashtu se sot do të caktohet trupa gjykuese nëse do të pranohet apo jo kërkesa e bërë nga Ivi Kaso për mos pranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt. Shorti për caktimin e gjyqtarit relator do të hidhet sot në orën 15:30.

“Gjykata e Apelit Tiranë, duke vlerësuar maksimalisht të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, kryesisht ato të lirisë së shprehjes dhe mendimit, sjell në vëmendje të opinionit publik se ato duhet të ushtrohen në respekt të të drejtave po aq themelore, që konkurrojnë me to.

Gjykata është e vetëdijshme për rolin e partive politike në një shoqëri demokratike, ndaj çdo debat publik mbi organizimin, mbarëvajtjen dhe ushtrimin e rolit të tyre në zhvillimin e shoqërisë, mbart në vetvete çështje të interesit publik.

Nga ana tjetër, po aq i rëndësishëm në një shtet të së drejtës është respektimi nga cilido i pavarësisë,  autoritetit, legjitimitetit të pushtetit gjyqësor, si dhe shmangia e deklarimeve apo sulmeve që cenojnë besimin e publikut te trupa gjyqësore.

Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.

Për një shtet të së drejtës, sulme të tilla ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, të cilat perceptohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore përpara marrjes së vendimeve prej tyre, janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Gjykata është dhe do të mbetet autoriteti i vetëm, që ka pushtetin dhe përgjegjësinë në dhënien e drejtësisë, ndaj si e tillë duhet respektuar. Gjykata e Apelit Tiranë garanton cilindo se do të shqyrtojë me përgjegjshmëri, objektivitet, drejtësi dhe transparencë çështjet që i janë referuar për shqyrtim, duke mirëpritur çdo vërejtje konstruktive lidhur me veprimtarinë gjyqësore, por duke mos pranuar asnjë sulm denigrues ndaj saj, që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit dhe të misionit për të cilin është ngarkuar nga Kushtetuta”, mbyllet reagimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Gjykata e Tiranës më 22 prill pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit.

Beteja do të zhvillohet tashmë në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt, ku Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD-së, Alibeajn.

Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Tjetërsuan pronën në mes të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, dalin emrat kush janë 7 zyrtarët e Kadastrës që u pezulluan nga detyra

29/06/2022, 12:31
Aktualitet

Ndryshojë sërish çmimet e karburanteve/ Bordi tallet me qytetarët, i heq 6 lekë naftës dhe ia ngarkon benzinës

29/06/2022, 12:16
Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!
Kryesore

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

29/06/2022, 11:54
Aktualitet

Analiza/ Të pastrosh 2 mln euro nuk është punë e thjeshtë! Ja si amnistia fiskale e qeverisë Rama do ia lehtësojë jetën trafikantëve

29/06/2022, 11:47
Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?
Kryesore

Pse u hoq nga lista e ekstradimit vëllai i prokurorit Petrit Fusha, i dënuar për trafik droge në Spanjë?

29/06/2022, 10:56
Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj
Anti-Mafia

Kriza/ Rama, çarter me dhomë gjumi, vaskë e konkubina; shqiptarët i paguajnë 300 mijë Euro në muaj

29/06/2022, 10:42
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Nagavci: Nga shtatori Abetarja e përbashkët me Shqipërinë

Nagavci: Nga shtatori Abetarja e përbashkët me Shqipërinë

DW: Erdogan vazhdon mosmarrëveshjen me NATO-n për Finlandën dhe Suedinë. Por ku qëndron motivi i vërtetë i kësaj sjellje?

Lajmi i Dites

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

Dueli Edi Rama-Albin Kurti: Prakaskenat e përplasjes, sa do të zgjasë dhe kush fiton?!

28/06/2022, 15:18

Lajmet e fundit

Tjetërsuan pronën në mes të Tiranës dhe e legalizuan si hotel, dalin emrat kush janë 7 zyrtarët e Kadastrës që u pezulluan nga detyra

29/06/2022, 12:31

Ndryshojë sërish çmimet e karburanteve/ Bordi tallet me qytetarët, i heq 6 lekë naftës dhe ia ngarkon benzinës

29/06/2022, 12:16

“Korrupsioni rrezik kombëtar”, Jorida Tabaku: Qeveria është pro oligarkëve

29/06/2022, 12:05

Rama “arrin qëllimin” në Samitin e NATO-s në Madrid, bën foto me Biden

29/06/2022, 12:01
Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

Pse Edi Rama ka futur në amnisti fiskale edhe veprat e artit, sendet me vlerë, ikonat etj.?!

29/06/2022, 11:54

Analiza/ Të pastrosh 2 mln euro nuk është punë e thjeshtë! Ja si amnistia fiskale e qeverisë Rama do ia lehtësojë jetën trafikantëve

29/06/2022, 11:47

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In