Aktualitet 6 Shkurt 2019, 10:35

Ankimimi për zgjatjen e hetimeve, ish-ministri: Nuk ka më sekrete, dosjen e hetimit tim ia keni dhënë mediave

Shkruar nga Pamfleti
Ankimimi për zgjatjen e hetimeve, ish-ministri: Nuk ka më sekrete,

Ankimimi për zgjatjen e hetimeve, ish-ministri: Nuk ka më sekrete, dosjen e hetimit tim ia keni dhënë mediave

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ankimuar pranë Krimeve të Rënda  zgjatjen e hetimeve për të. Ndërkohë që sot po zhvillohet seanca për ankimimin e bërë. Gjykata e Krimeve të Renda vendosi që seanca e ankimuar e Tahirit të zhvillohet me dyer të mbyllura. Shkak sipas tyre është sekreti hetimor. Një vendim i tillë nuk është mirëpritur nga ish-ministri, i cili është shprehur se nuk kanë ngelur më sekrete, si dhe ka “akuzuar” se janë trafikuar lajme nëpër  media, lidhur me hetimet ndaj tij.

“Nuk ka ngelur asnjë sekret,  nuk e kuptoj pse duhet zhvilluar me dyer të mbyllura. Janë trafikuar lajme nëpër media, përgjatë hetimit tim.  Sekret hetimor ska më, seanca të zhvillohet me dyer të hapura”- u shpreh Tahiri.

Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtarja Liljana Baku.  Ndërkohë, Saimir Tahiri  u paraqit në gjykatë i shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia

 

Aktualitet Krimet e Rënda seance Tahiri