Showbiz23 Shkurt 2019, 18:48

Ankth dhe frikë përsa i përket konkurencës së shikueshmërisë! Çfarë i tha vetes këngëtarja

Shkruar nga Pamfleti

Ankth dhe frikë përsa i përket konkurencës së shikueshmërisë! Çfarë i tha vetes këngëtarja

Këtë të shtunë, e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në “Thumb” ka qenë këngëtarja Evi Reçi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
rej dy javësh Evi ka nisur një eksperiencë të re si moderatore e “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. Ajo është në trasmetim të përditshëm tashmë si moderatore e gazetare. Përgjegjësia e drejtimit të një formati të tillë padiskutim është e madhe aq më tepër nëse përballë ke si konkurrente dy emra me eksperiencë të gjatë si Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo. Dy moderatoret e kanë pyetur Evin nëse ajo e ndjen konkurrencën apo nëse i sheh shpesh grafikët e shikueshmërisë. Evi ka treguar se në fillim ka patur ankth dhe frikë nëse do ia dilte por që me kalimin e kohës ia mori dorën dhe gjërat po shkojnë mirë. “Nuk mund të them që se kam menduar konkurencën. Për fat të mirë unë jam pas atyre në orar. Thashë me vete ‘obobo si do ja dalë’.

Por mendova që secila vërtet bën një punë të veçantë. Konkurrenca ekziston, mjafton të jetë konstruktive dhe jo agresive. I kam ndjekur të dyja për kuriozitet.”,- ka thënë Evi në “Thumb”

Showbiz emision evi reçi konkurenca