alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Anonymous: Çdo gjë e qëndrueshme do të hakerohet

27/11/2022, 20:40
ne Bota
A A
Anonymous: Çdo gjë e qëndrueshme do të hakerohet

Anonymous: Çdo gjë e qëndrueshme do të hakerohet

A mund të bëhet një shaka në rrjet me një nga grupet më me ndikim të kiberaktivizmit në historinë e internetit? Historia e grupimit të hakerëve “Anonymous” është pikërisht historia e diçkaje të ngjashme. Është historia se si një troll gjigant, i krijuar nga pjesët më të margjinalizuara të rrjeti ka shkatërruar faqe të shumta, dhe ka depërtuar në serverët e qeverive në vendet më të mëdha të botës, duke ngritur një sfidë globale ndaj fuqive që e udhëheqin atë.


-Lexo edhe:

99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

Rrëfimi i ish oficerit rus: Trupat tona i torturuan dhe përdhunuan ukrainasit

Një grupim, simboli i të cilit është një maskë e famshme që personifikon anonimitetin, dhe që është bërë me apo pa të drejtë edhe një simbol i protestave globale. “Anonymous” ka qenë një katalizator në raste të ndryshme. Ai është rishfaqur vazhdimisht në skenë për t’i dhënë një përmasë kibernetike betejave të ndryshme në botën reale.

Në fillim të dekadës që kaluar, “Anonymous” shoqëruan protestat e Pranverës Arabe. Po ashtu u bashkua gradualisht me lëvizje të tjera të ndryshme, duke qenë në lidhje me po aq pika kthese historike, dhe më së fundmi me protestat e lëvizjes ”Black Lives Matter” në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e kiberaktivizmit në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus.

Megjithatë edhe pse “Anonymous” nuk ka një fytyrë, emri i tij ishte i disponueshëm – dhe ende është – për cilindo që dëshiron ta përvetësojë atë për të lënë “firmën” mbi operacione të llojeve të ndryshme, dhe kundër kundërshtarëve që nuk identifikohen gjithmonë.

Në fakt, “Anonymous” nuk është një grup i organizuar me një strukturë dhe një program të njohur. Ai mbështet një ide, e cila mund të përsëritet lirisht duke mbajtur një maskë.

Historia e “Anonymous” është zhvilluar në disa faza. Faza e parë ishte në fillim të dekadës së kaluar, kur operacionet e tij kibernetike dukej se ishin një nga forcat më të fuqishmet në botë. Ajo u pasua shpesh nga faza më pak të dukshme, në të cilat ndikimi i “Anonymous” u zbeh papritur, ndoshta deri në pikën e zhdukjes së plotë.

Por ashtu si një Hidër, “Anonymous” vazhdon të shfaqet në mënyrë ciklike, ndoshta pa ndikimin e disa viteve më parë, por që arrin ende të lënë gjurmë sa herë që kjo është e mundur. Hakerimi si aktivitet nuk ka qenë kurrë më politik sesa sot, dhe përdorimi i tij në kontekstin e aktivizmit, është tanimë një fenomen qendror në rrjet, dhe një mjet për veprimin e drejtpërdrejtë.

“Anonymous” ka përfaqësuar shumë gjëra. Por tani janë grupime të tjera, ato që po e bartin trashëgiminë e tij, edhe pse në një nivel më pak global dhe kolektiv. Pra revolta globale dhe anonime e “Anonymous”, është shpërbërë në kauza më të vogla dhe të identifikueshme, të cilat po gjejnë hapësira për veprim dhe mundësi zhvillimi në rrjet./ bota.al


smile
Lajmi Tjeter

E dinit? Zbuloni kafshën shtëpiake më e përshtatshme për ju sipas shenjës së horoskopit

Këndoi himnin kombëtar dhe… u “zhduk”, ja çfarë ndodhi me portierin e Marokut në ndeshjen ndaj Belgjikës

Këndoi himnin kombëtar dhe… u “zhduk”, ja çfarë ndodhi me portierin e Marokut në ndeshjen ndaj Belgjikës

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Pamje nga vendngjarja

Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri; në spital dy shoferët

02/02/2023, 9:40

Sekuestrohen mbi 13 mijë euro në Kakavijë, procedohet shoferi shqiptar

02/02/2023, 9:27
99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

02/02/2023, 9:25

Rrëfimi i ish oficerit rus: Trupat tona i torturuan dhe përdhunuan ukrainasit

02/02/2023, 9:22

Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

02/02/2023, 9:17

Vijon operacioni “Fijet”, sekuestrohen 34 kamera të tjera në Shkodër, Dibër e Lezhë

02/02/2023, 9:01

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In