Politike31 Maj 2022, 16:00

“Ansambli ‘Gërdeci’ e ka ulur nivelin e shpifjeve”, Bardhi i përgjigjet Berishës: Babi i Zenit nuk më kërcënon dot me kode mafioze

Shkruar nga Pamfleti

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave dhe sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit bëri një status të gjatë sot lidhur me hetimet e SPAK dhe dëshminë e Nuredin Dumanit, ku nuk kurseu as Bardhin. Sulmi i Berishës erdhi pas akuzave të Bardhit një ditë më par për Gërdecin.

Por Bardhi i është përgjigjur duke vijuar me të njëjtën linjë. Ai e ka quajtur sërish “Babi i Zenit.

Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit ‘Gërdeci’”, ka shkruar Bardhi.

Politike Bardhi Berisha Gërdeci