Aktualitet14 Mars 2024, 19:55

Dokumentet/ Gent Sejko ortak me mafien e kredive, si gruaja e tij i ka shitur 5 mijë kredi piramidës ‘MCA’; kunati me bankë më vete

Shkruar nga Pamfleti

Dokumentet/ Gent Sejko ortak me mafien e kredive, si gruaja e tij i ka shitur 5

Në Bankën e Shqipërisë ka rënë “bomba”. Të gjithë po spiunojnë të gjithë. Punonjës nga brenda BSH po “zbërthejnë” skemën e mikrokredive.

Sot do paraqesin prova të tjera, të cilat duhet të vënë në lëvizje SPAK-un. Prova për një skemë me natyrë kriminale, korruptive, mashtrimi dhe zhvatje.

Dokumentet/ Gent Sejko ortak me mafien e kredive, si gruaja e tij i ka shitur 5

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është organizator i skemës bashkë me gruan e tij, Elona Sejko (Gjipali) drejtore te Tirana Bank, shoqe me Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania.

Me dhjetra kontrata kanë “rrjedhur” nga BSH, ku duket qartë si ka funksionuar skema. Elona Sejko ka shitur kreditë tek Elda Ibro e MCA-së me firmën e saj. Elona “përzgjodhi” një portofol të mirë për Eldën në 2018.

Dokumentet/ Gent Sejko ortak me mafien e kredive, si gruaja e tij i ka shitur 5

5000 kontrata kredish kaluan në duart e çiftit mafioz të “Micro Credit Albania”, me firmën e Elona Sejkos që “vëzhgohej” rreptë nga bashkëshorti Gent Sejko.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, mbikëqyrte kontratat që lidhte gruaja me ortakët e saj të MCA

Dokumentet/ Gent Sejko ortak me mafien e kredive, si gruaja e tij i ka shitur 5

Sejkot ndërhynë tek disa banka të tjera që edhe ato t’i shisnin me të lirë kreditë tek çifti mafjoz i MCA, Elda dhe Olsi Ibro. “Iute Credit Albania” dhe “Credo.al” i shitën mijëra kredi MCA-së së Ibrove dhe Final-it të Arben Meskutit, me urdhër të Sejkove.

Dokumentet/ Gent Sejko ortak me mafien e kredive, si gruaja e tij i ka shitur 5

6-7 vite të arta kaluan çiftet Sejko dhe Ibro, kur MCA-ADCA-FINAL, mashtruan një ushtri me njerëz.

Mund të jenë më tepër se 100 000 të mashtruarit nga skema gjigande e krijuar nga vetë Guvernatori Sejko dhe e ekzekutuar prej Ibrove dhe Meskutit.

Për të kontrolluar çdo fitim nga skema, Sejkot krijuan “Lendal” Sh.p.k, Institucion Financiar Mikrokredie. Guvernator Sejko në Shkurt 2022 i dha praktikisht licencë vetes dhe gruas, nëpërmjet Elton Gjipalit, kunatit të tij, por kjo lëvizje nuk funksionoi sepse Elton Gjipali u dekonspirua shpejt nga media.

Punonjësit e Bankës së Shqipërisë tregojnë se skema filloi të vijë shumë “erë” kur MCA filloi t`u merrte shtëpitë njerëzve me një përmbarues që u fut në ortakëri me dy çiftet.

100 milionë euro mund të jenë grabitur me skemën e mikrokredive. Ibrot e MCA-së i “arratisën” shumicën e parave në Francë, ku po përpiqen të blejnë azilin politik, ndërsa Sejkot i kanë kthyer në prona dhe investime përqindjet e tyre.

Me “pezullimin” e fundit të MCA, deri në Qershor 2024, plani i Sejkove është që të heqin qafe Ibrot dhe 100 000 kreditë e MCA-së t’i shiten një kompanie tjetër mikrofinance, që do marrë përsipër ushtrinë me viktima, e që më pas t`i shtrydhë akoma më shumë.

SPAK që nuk po flet akoma, me siguri vëzhgon, nëse Guvernatori ka ndonjë aftësi të lindur për “skulptor”, ashtu si drejtori i arrestuar i ARRSH-së, që doli part-time, piktor. Vijon…

/Prapaskena

gent sejko mafia kredi spak mca