Anti-Mafia21 Maj 2024, 12:28

Fadili, babai 74-vjeçar i gulenistit Klodian Allajbeu; tenderë dhe transferta 20 milionë euro me shoqërinë Diamant-Plus

Shkruar nga Pamfleti
Fadili, babai 74-vjeçar i gulenistit Klodian Allajbeu; tenderë dhe
Fadil Allajbeu /

Një raport konfidencial, që Ministria e Financave ka marrë nga struktura e saj “Agjencia e Inteligjencës Financiare”, me burim bankat dhe shërbimin sekret kufitar Rinas, thuhet se firma “Diamant Plus” e Fadil Allajbeut me kapitale minimale, ka transferuar në Holandë e Angli, 20 milionë Euro të zeza të të birit pronar i “Spitalit Amerikan” e PPP-Hemodializës...

Në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike të datës 20 maj 2024, ishte dhe kompania “Evita Sh.p.k” e koncesionit të Hemodilizës, në pronësi të gulenistit Klodian Alljabeu, si fituese e 3 tenderëve të ilaçeve me vlerë 300 milionë lekë nga Ministria e Shëndetësisë.

Por në këtë buletin, fituese me 99% të fondit limit dhe pa garë e një 1 tenderi me vlerë 114 milionë lekë, marrë nga Klinika Stomatologjike Universitare e Tiranës, ishte shpallur dhe firma “Diamant-Plus Sh.p.k”, me objekt blerje materialesh stomatologjike.

Pas verifikimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se firma “Diamant-Plus Sh.p.k” është në pronësi të babait 74-vjeçar të gulenistit Klodian Allajbeu në masën 70%, ndërsa 30% të ortakërisë i ka nipi i tij.

Fadili, babai 74-vjeçar i gulenistit Klodian Allajbeu; tenderë dhe

Për të fshehur pronësinë e tij në këtë firmë dhe fijet në krejt fondet e sistemit shëndetësor të Shqipërisë, Klodiani i “Spitalit Amerikan”, i PPP-Hemdiolizës, i PPP-Trombozës etj., etj., ka regjistruar firmën “Diamant-Plus Sh.p.k” në emër të babait të moshuar dhe kushëririt të tij.

Sipas dokumenteve, firma “Diamant Plus” është krijuar dhe ka qenë 100% në pronësi të Klodian Allajbeut, por fillimisht ia dhuroi kushëririt Odise Lino, pastaj pronësia kaloi te kunata Valmira Kllogjeri, ndërsa më pas, 70% ia dha në pronësi babait Fadil Allajbeu e 30% nipit Odise Allajbeu.

Kujtojmë, se në një raport konfidencial, që Ministria e Financave ka marrë nga struktura e saj “Agjencia e Inteligjencës Financiare” (ish-Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave), me burim bankat dhe shërbimin sekret kufitar Rinas, thuhet se firma “Diamant Plus” me kapitale minimale, ka tansferuar 20 milionë Euro në Holandë e Angli.

Sipas të dhënave, këto janë milionat që gulenisti Klodian Allajbeu, grumbullon me tenderë, koncesione e pastrim parash në Shqipëri dhe i nxjerrë jashtë saj, duke i fshehur në parajsat fiskale nëpërmjet firmës që ka regjistruar në emër të babait 74-vjeçar./Pamfleti

fadil allajbeu diamant-plus klodian allajbeu