Anti-Mafia31 Maj 2023, 11:58

Marifeti se si po e favorizon Edi Rama Artan Dulakun; 5 vite pa taksa për resortin “San Pietro-Lalz”

Shkruar nga Pamfleti
Marifeti se si po e favorizon Edi Rama Artan Dulakun; 5 vite pa taksa për
Rama dhe Dulaku

Ligji për investitorët strategjikë, nuk ka asnjë nen që përjashton resortet nga taksat, por me urdhër të Bablokut, Tatimet, Agjencia e Mjedisit dhe Bashkia Durrës, nuk e kanë futur në listën e subjekteve të taksueshme hotelin dhe resortin e ndërtuar me 145 milionë Euro të zeza të klanit kryeministror, të maskuar pas logos spanjolle...

Ka ardhur një denoncim tjetër në “Pamfleti”, pas shkrimit që publikuam ditën e hënë, me thirrjen drejtuar SPAK-ut, për hetimin e burimit dhe origjinës së145 milionë Euro, me të cilat biznesmeni i listës së zezë të SHBA-BE, Artan Dulaku, ka ndërtuar resortin “San Pietro” në Lalz, brenda të cilit është hotel “Meliá” dhe shumë vila e pallate që i inauguroi Edi Rama para 4 ditësh.

Sipas informacionit  konfidencial nga Ministria e Financave, resorti “Meliá- San Pietro” i Dulakut nuk do paguajë për 5 vite taksa lokale e qendrore, që sipas ligjit është evazion i hapur fiskal, favorizuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Këtë urdhër, tatimet po e zbatojnë prej afro 1 viti, që ky resort ka nisur aktivitetin hoteleri, restorante, parking, shitje dhe dhënie vilash apartamentesh e ambjentesh argëtimi me qira, duke mos paguar asnjë qindarkë në arkën e shtetit.

Përjashtimi nga taksat i resortit dhe komplekseve rezidenciale “Meliá-San Pietro” me sipërfaqe 34 hektarë të Artan Dulakut në Lalz, është bërë me justifikimin si gjoja “Investitor i huaj strategjik”, kur në fakt Dulaku është shqiptar.

Ndërsa të vetmen gjë të huaj, ka vetëm logon “Meliá- San Pietro” dhe një spanjoll të cilin e prezanton si “Bos Gabrieli”, për të maskuar pastrimin e 145 milionë Euro të Edi e Olsi Ramës, Ben Qimes, Trifonit të “Bana King” etj.

Deri tani, Artan Dulaku ka deklaruar në tatime 33 mijë m2 sipërfaqe ndërtimi hoteleri, restorante, bar-kafe, Fast-Food, dyqane, parking nëntokësor etj., por realisht ka ndërtuar objekte me sipërfaqe totale 87 mijë m2, ndër to dhe vila e apartamente plazhi.

Sipas Ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, të ndryshuar me nr. 181 dhe datë 28.12.2013, për 33 mijë m2 sipërfaqe të deklaruar në resortin “Meliá-San Pietro”, Artan Dulaku duhet të paguajë taksën 400 lekë/m2 në vit, me vlerë totale  është 13.2 milionë lekë në vit.

Marifeti se si po e favorizon Edi Rama Artan Dulakun; 5 vite pa taksa për

Për 5 vite që nuk do ta paguajë këtë taksë, vlera totale është 66 milionë lekë, të cilat Artan Dulaku nuk do t’i arkëtoj në shtet, sepse ka dhënë urdhër kryeministri Edi Rama, i akuzuar si bashkëpronar në këtë resort.

Kjo është vjedhje që i bëhet shtetit, mbasi ligji për investitorët strategjik, nuk ka asnjë nen që përjashton resortet nga taksat, madje autorizon tatimet dhe bashkitë ku ato ndodhen, të mbledhin taksat lokale e qendrore.

Por Artan Dulaku nuk paguan, sepse Tatimet, Agjencia e Mjedisit dhe Bashkia Durrës, nuk e kanë futur të lista e subjekteve të taksueshme hotelin dhe resortin “Meliá-San Pietro” në Lalz.

Nuk ka paguar as taksën e ndikimit në mjedis me vlerë 1.3 milionë Euro për 33 mijë m2 objekte, dhe as taksën e infrastrukturës me vlerë 990 mijë Euro, mbasi kështu ka urdhëruar Babloku.

Por për veçse nuk paguan taksa në shtet, Artan Dulaku përlanë miliona lekë nga buxheti i shtetit nëpërmjet resortit “Meliá-San Pietro”, në formë ndihme financiare nga qeveria.

Nën maskën si “qendër e madhe punësimi”, për 3 vite, ministra e  financave do t’i paguaj 60% të sigurimeve shoqërore CASH për punonjësit, me justifikimin e “nxitje punësimi”, vlerë e cila përcaktohet sipas numrit të punonjësve që do deklarojë Artan Dulaku. Kaq për sot!/Pamfleti

edi rama artan dulaku 5 vite pa taksa