Bota28 Prill 2022, 08:29

Antonia Guterres: Pushtimi rus është një shkelje e Kartës së OKB, takimi i tij me Putin ishte “shumë i dobishëmR

Shkruar nga Pamfleti
Antonia Guterres: Pushtimi rus është një shkelje e Kartës

Antonia Guterres: Pushtimi rus është një shkelje e Kartës së OKB, takimi i tij me Putin ishte "shumë i dobishëm"

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në takimin e tij ballë për ballë me presidentin rus Vladimir Putin, tha se mesazhi i tij është i pandryshuar që prej fillimit të konfliktit: Pushtimi rus është një shkelje e Kartës së OKB-së dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Guterres, i cili pritet të takohet ditën e sotme me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, e përshkroi takimin e tij me liderin rus si “shumë të dobishëm”.

Sekretari i Përgjithshëm i tha Anderson Cooper të CNN se ai shprehu shqetësimet e tij për shkeljet e ligjit ndërkombëtar, ligjit të të drejtave të njeriut dhe “mundësinë e krimeve të luftës”.

Guterres mbrojti rolin e OKB-së për t’i dhënë fund konfliktit dymujor.

“Lufta nuk do të përfundojë me takime. Lufta do të përfundojë kur Federata Ruse të vendosë t’i japë fund dhe kur të ketë pas një armëpushimi, një mundësi për një marrëveshje serioze politike. Ne mund t’i bëjmë të gjitha takimet, por kjo nuk është ajo që do t’i japë fund luftës.”

Gjatë takimit me Putinin, Guterres tha se ai diskutoi evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut të rrethuar në qytetin port jugor të Mariupol.

Ai tha se Putin ishte dakord ‘në parim’ për evakuimin e civilëve. Zyrtarët e OKB-së dhe të ministrisë së mbrojtjes së Rusisë po diskutojnë për ta bërë të mundur këtë.

“Ne jemi gjithashtu në kontakt me qeverinë e Ukrainës për të parë nëse mund të kemi një situatë në të cilën askush nuk mund të fajësojë palën tjetër për gjërat që nuk ndodhin,” tha ai.

Bota OKB Rusi Ukrainë. Vladimir Putin