
Një banesë në Tiranë u përfshi nga flakët orët e para të ditës së sotme. Si pasojë e zjarrit, 80 vjeçarja, Violeta Muçi ndërroi jetë nga asfiksia.
Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Çelo Sinani’ dhe rezultoi fatal për të moshuarën, pavarësisht ndërhyrjes së fqinjëve dhe zjarrfikëses.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.