Aktualitet10 Maj 2019, 11:45

Apel i gazetares Zenepe Luka, largoni nga studiot telivizive politikanë, që bëjnë thirrje për luftë.

Shkruar nga Pamfleti
Apel i gazetares Zenepe Luka, largoni nga studiot telivizive politikanë,

Pikërisht më 10 maj të vitir 1998, një sasi e madhe tritoli hodhi në erë banesën e gazetares Zenepe Luka, në Vlorë. Edhe sot pas 21 vitesh gazetarja e kujton me tmerr atë ditë e cila mund ti shuantë të gjthë familjen, ndërkohë i bën apel kryeprokurores Arta Marku, për rihapjen e çështjes, pasi nsë dikur u mbyll për mungesë provash, sot ato kanë dalë në sipërfaqe.

Në një thirrje apel gazetarja Zenepe Luka shkruan:

 “Me këtë dhimbje në shpirt, që do ta përjetoj tërë jetën, unë klith:
10 maji, festohet si dita e Drejtësisë, është data e lindjes së Gazetës “Koha Jonë”, ndërsa unë i drejtohem.

Kryeprokurores Arta Marku.
Vini në lëvizje dosjen e vendosjes së tritolit, në shtëpinë e gazetares së Koha Jonë, që është pushuar për mungesë provash. Keni një akuzë konkrete nga dëshmitari okular Izet Haxhia.

Kolegë gazetarë!
Largoni nga studiot televizive politikanë, që bëjnë thirrje për luftë, konflikt mes shqiptarëve, përndryshe, qytetarët ju quajnë bashkëfajtorë!
Këtë pranverë Shqipëria përjeton një situatë tejet të trazuar dhe fatkeqësisht media, që në tërësi është shndruar në biznes, përcjell nëpër ekranet TV, në gazeta apo portale, thirrjet e politikanëve të Cartur, që ftojnë qytetarët për dhunë, mosbindje civile….
Fatkeqësisht, janë liderët, që në një mënyrë ose tjetër, janë përgjegjës për humbjet njerëzore të viteve 1996-97-98….Janë autorët që deshën të më shfarosnin mua, gazetaren, familjarisht, pse goxoja të bëja detyrën, misionin tim, të përcillja të vertëtën, cfarë ndodhte në Vlorë.
Cfarë faji kishinbërë fëmijët e mij, që u gjakosën dhe u rritën me gjurmët e plagëve në trup, bashkëshorti im, të cilit iu shkatërrua kabineti dentar, e vetmja pasuri e familjes?
Me këtë dhimbje në shpirt,që do ta përjetoj tërë jetën, unë klith:
Shqiptarë, ndëshkoni politikanët që kërkojnë konflikt, mosbindje civile, që e quajnë fitore përleshjen, plagosjen e policëve që bëjnë detyrën, të shqiptarëve me njëri tjetrin.
Kolegë gazetarë!
Largoni nga studio telivizive politikanë që bëjnë thirrje për luftë, konflikt mes shqiptarëve, përndryshe, qytetarët ju quajnë bashkëfajtorë!” – shkruan gazetarja Luka

Aktualitet lufta 1997 zenepe luka