Kronike27 Qershor 2022, 15:53

Apeli i GJKKO-së lë në burg 6 të arrestuarit e operacionit ‘Plumbi i Artë’

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i GJKKO-së lë në burg 6 të arrestuarit e operacionit

Apeli i GJKKO-së lë në burg 6 të arrestuarit e operacionit ‘Plumbi i Artë’

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 nga të arrestuarit e operacionit “Plumbi i Artë”.

Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën e Petrit e Agron Qolit, Elvis Çaushllarit, Adrian Uzunit, Fatos Gosës e Gentjan Sharrës, për lirim, duke i lënë ata në burg si të akuzuar për vepra të rënda penale, pas deklarimeve të dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.

2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.

3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale”– thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se në sajë të operacionit “Plumbi i Artë” u lëshuan 32 masa sigurie, 9 prej të cilave u ekzekutuan në burgje, 9 persona u arrestuan ndërsa 14 të tjerë u shpallën në kërkim.

Kronike Apeli i GJKKO-së operacioni "plumbi i arte" te arrestuar