Aktualitet15 Maj 2019, 19:20

Apeli i Metës për familje të qëndrueshme dhe “lolitat” që kanë “populluar” masivisht LSI-në

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i Metës për familje të qëndrueshme dhe

Apeli i Metës për familje të qëndrueshme dhe “lolitat” që kanë “populluar” masivisht LSI-në

Në apelin e Presidentit për Ditën Ndërkombëtare të Familjes vihet re një vëmendje e ngritur e tij për mirëfunksionimin dhe konsolidimin e familjes shqiptare. Nëse i shohim në mënyrë të detajuar gjërat në realitet, ajo që vihet re është se LSI është e mbushur që nga strukturat e larta, listat e deputetëve e deri tek qeliza më e thjeshtë e saj, me minorene. “Lolitat” e sjella nga Meta në LSI kanë qënë dhe janë shumë aktive duke dominuar jetën politike të partisë, listat e kandidatëve për deputetë, këshilltarë bashkiakë, dhe duke zhvendosur atë që quhet rëndom “palca e partisë”. Vetëm Likja mund ta shpjegojë se mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur ky kontigjent minorenesh për të qënë në pozicionet kryesore të strukturave drejtuese dhe vendimmarrëse të kësaj partie

Ilir Meta nuk lë datë fetare apo ditë tjetër kalendarike të shënuar pa e komentuar përmes apeleve të tij periodike, ku jep këshillat përkatëse sipas rastit.

Pas lutjes për falje nga Zoti në ditët e shënuara fetare, ku i drejtohet të “Madhit” që ta pastrojë familjarisht nga mëkatët, radha i ka ardhur ditës ndërkombëtare të Familjes për të dhënë apelin.

Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Familjes theksoi se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë e kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre.

Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Meta vlerëson gjithashtu kontributin e besimeve tona fetare për forcimin e familjes, duke bërë thirrje me këtë rast për një familje të shëndoshë dhe të konsoliduar.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes! Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj.

Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime.

Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes. Zoti i bekoftë familjet tuaja!”, shprehet Meta në mesazhin e tij zyrtar.

Në apelin e Metës vihet re një vëmendje e ngritur e tij për mirëfunksionimin dhe konsolidimin e familjes shqiptare.

Por nëse i shohim në mënyrë të detajuar gjërat në realitet, ajo që vihet re dhe me sy të lirë është se LSI është e mbushur që nga strukturat e larta, listat e deputetëve e deri tek qeliza më e thjeshtë e saj, me minorene.

“Lolitat” e sjella nga Meta në LSI kanë qënë dhe janë shumë aktive duke dominuar jetën politike të LSI, listat e kandidatëve për deputetë, këshilltarë bashkiakë, dhe duke zhvendosur atë që quhet rëndom “palca e partisë”.

Eshtë realitet tashmë që zëri dhe veprimi i LSI përcillet në publik dhe tek qytetarët përmes këtyre minoreneve, të cilat jo vetëm që kanë një nivel arsimor të mangët dhe të papërfunduar për shkak të moshës, por kanë dhe “kamikazllëkun” që prezanton kjo moshë.

Ndaj kemi veprime të tilla të dhunshme, sikurse janë prezantuar në protestat e ndryshme dhe tashmë së fundmi tek “linçimi” i ambasadorit të OSBE në Tiranë, tek rezidenca ku jeton.

Vetëm Ilir Meta mund ta shpjegojë se mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur “lolitat” e LSI për të qënë në pozicionet kryesore të strukturave drejtuese dhe vendimmarrëse të kësaj partie./Pamfleti

Kryesore “lolitat” që kanë “populluar” masivisht LSI-në Apeli i Metës për familje të qëndrueshme