Politike 7 Prill 2022, 15:13

Apeli merr në shqyrtim vendimin e Agron Zhukrit, zbulohet gjyqtarja që do të vulosë çështjen e statutit të PD

Shkruar nga Pamfleti
Apeli merr në shqyrtim vendimin e Agron Zhukrit, zbulohet gjyqtarja që

Gjykata e Apelit e Tiranë ka marrë në shqyrtim ankimimin që bëri Partia Demokratike lidhur me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, për të regjistruar ndryshimet në statut, të miratuara nga Kuvendi i thirrur nga Berisha.

Ish-kryeministri dhe njerëzit pranë tij e cilësuan nul ankimimin me dy argumente: Së pari sipas tyre Alibeaj nuk është kryetar në detyrë dhe nuk ka të drejtë të bëjë ankim. Së dyti, sipas tyre gjykata thjesht bën një akt administrativ duke regjistruar ndryshimet statusore dhe nuk mund të bëhet ankim.

Por mësohet se Gjykata e Apelit ka regjistruar ankimin dhe gjyqtarja e zgjedhur me short për të shqyrtuar këtë çështje është Blerina Muça.

Politike #Statuti gjykatë PD