Bota12 Maj 2022, 14:49

Aplikimi i Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, Rusia kërcënon me luftë dy shtetet europiane

Shkruar nga Pamfleti
Aplikimi i Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, Rusia

Kremlini ka kërcënuar me luftë Suedinë dhe Finlandën pas nismës së këtyre dy shteteve për t’iu bashkuar NATO-s. Deklarata u bë sot në mesditë teksa Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se “do të bëjnë gjithçka për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm” duke patur në fokus pikërisht Finlandën dhe Suendinë, raporton BBC.

Helsinki do të aplikojë sot për në NATO kurse Suedia në ditët në vijim. Të dy shtetet ishin në një raport të ngushtë me NATO-n, por jo pjesë e saj për të mos krijuar tensione me Rusinë. Por, ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia që i dha fund kësaj politike duke bërë që edhe këto dy shtete të anëtarësohen në NATO.

Tashmë Rusia do të ketë kufi me NATO-n edhe në skajin verior të saj siç është Finlanda, ndërkohë që deri më tani kishte vetëm bendet balltike si edhe kufirin ujor në detin e Zi me Turqinë.

Në prag të pranimit të tyre në NATO, kryeministri britanik Boris Johnson premtoi të mërkurën se do të mbronte Suedinë dhe Finlandën kundër kërcënimeve të mundshme ruse ndërsa udhëtoi në të dy vendet për të nënshkruar marrëveshje reciproke të sigurisë.

Në këtë rajon, Norvegjia, Danimarka dhe tre shtetet balltike janë tashmë anëtarë të NATO-s dhe shtimi i Finlandës dhe Suedisë do ta shqetësojë shumë Moskën, e cila thotë se zgjerimi i organizatës është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e saj duke çuar në reagimin e sotëm.

Bota #Rusia #Finlanda #Suedia