Aktualitet29 Gusht 2018, 13:54

Aplikimi i kurës së re kundër kancerit, ja çfarë duhet të dini

Shkruar nga Pamfleti
Aplikimi i kurës së re kundër kancerit, ja çfarë

Kanceri është një nga sëmundjet më të rrezikshme që ka prekur shumë njerëz në botë. Shumë shkenctarë po kryejnë studime për të gjetur kurën kundër kësaj sëmundjeje. Ditën e djeshme Agjencia Evropiane e Barnave se i ka hapur rrugën përdorimit të një kure të re kundër kancerit, e cila njihet ndryshe si terapia CAR’T.

Kjo kurë, në bazë ka ilaçet që kanë në përbërjen e tyre një proteinë që prodhohet në laborator. Sipas ekspertëve proteina vepron ndaj tumoreve që në fazat e para të zhvillimit. Ajo nxit qelizat e sistemit imunitar të veprojnë kundër tumorit duke përçuar te qelizat tumorale disa pjesëza ADN-je të modifikuara në laborator për të korrigjuar çrregullimet e tyre.

Zhvillimi i terapisë i drejtohet kryesisht pacientëve që vuajnë nga format agresive të Limfomës, kancerit në gjak. Me pak fjalë, qelizat laboratorike CAR-T transformojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene.

Bëhet e ditur se metoda është testuar me sukses në disa klinika evropiane dhe sipas ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Barnave aplikimi i kësaj metode do të bëhet vetëm në disa klinika të specializuara.

Shendeti kancer kurë