Bota21 Korrik 2022, 09:21

· Bota

Shkruar nga Pamfleti
· Bota

Arabia Saudite është ndër vendet që po fiton para nga agresioni rus kundër Ukrainës. Ajo e blen naftën ruse me çmim të ulët dhe më pas ia rishet shtrenjtë vendeve perëndimore.

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, shkaktuan rritjen e çmimit të pothuajse të gjitha produkteve energjetike, përfshirë këtu edhe naftën.

Rusia nuk është e vetmja nga e cila blen naftë Arabia Saudite. Bloomberg njoftoi se e blen këtë produkt energjetik si nga Egjipti ashtu edhe nga Estonia. Kjo shpjegohet me eksportin indirekt të naftës ruse në një vend që nuk ka nevojë për naftë ruse.

Gjatë vizitës së javës së kaluar në Arabinë Saudite, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kërkoi rritjen e furnizimit me naftë në Perëndim. Sauditët nuk u pajtuan me këtë, duke thënë se kjo do të varet nga rregullat e tregut, dmth nga kërkesa. Arsyeja për këtë është se ata nuk duan të shkaktojnë ulje të çmimit të naftës, e cila është burimi kryesor i të ardhurave të tyre.

Në fund të prillit, Bloomberg shkroi për Katarin si një vend që gjithashtu përfitoi shumë nga agresioni rus kundër Ukrainës. Vlerësohet se dërgesa e gazit nga Katari këtë vit duhet të arrijë në më shumë se 100 miliardë dollarë, që është hera e parë që nga viti 2014.

Vlerësimi është bërë bazuar në tendencat e tremujorit të parë të këtij viti. Kjo do t’i mundësojë këtij vendi të shpenzojë edhe më shumë dhe të bëjë që fondi i tij shtetëror të arrijë në 450 miliardë dollarë.

Duke marrë parasysh nevojat e Evropës për gaz të lëngshëm, në Katar ka nisur realizimi i një projekti me vlerë 30 miliardë dollarë për të rritur eksportin e kësaj energjie me 60 për qind deri në vitin 2027. 

Bota